Advertisements

Rrustem Mustafa ka përfunduar intervistimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-gjenerali i UÇK-së, i njohur si Remi, për dy ditë u intervista nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Pas përfundimit të intervistimit, Remi ka deklaruar për media se është marrë në pyetje si dëshmitar i dyshuar, duke mos treguar se çka do të thotë fjala “dëshmitar i dyshuar”.

“Kam një fjalë, e dini se kam pas shumë pyetje nga gazetarët si do të përfundon intervista me mua pranë Dhomave të Specializuara. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë, sot përpunoi. Pyetjet ishin shumë serioz dhe unë isha shumë serioz. Unë po u them, UÇK-ja më ka mbrojt mua, unë nuk kam pasur nevojë ta mbrojë UÇK-në”, ka theksuar Remi për media.

Gjeneral Remi gjatë intervistimit ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij.

Nesër do të fillojë intervistomi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili sot ka arritur në Hagë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close