Advertisements

Sa përqind humbje në peshë sjell përfitime të mëdha shëndetsore?

Këto ditë, ne jemi përmbytur me imazhe të deformuara se si humbja në peshe ndikon në shëndetin tonë.

Emisionet televizive sikur “Humbsit më të mëdhenj” dhe “Humbja ekstreme e peshës”, ku pjesëmarrësit të cilët arrijnë të heqin qindra paund në një periudhë kohore ose episodi të thjeshtë, mund ta bëjnë të duken sikur humbja e peshës është një lloj i lojës të gjitha ose asgjë.

Ndërsa ata patjetër janë argëtues, këto shfaqje mund t’u japin shikuesve përshtypjen se nëse ata nuk po humbin sasi të mëdha të peshës dhe shohin rezultate të menjëhershme, atëherë aftësia e tyre personale nuk është më një detyrë që ia vlen të ndjekësh.

Dhe ky dekurajim është me të vërtetë i keq duke pasur parasysh epideminë në rritje të obezitetit të vendit tonë.
Por kërkimet e fundit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis sugjerojnë të kundërtën e saktë: Njerëzit që vuajnë nga obeziteti të cilët janë duke u përpjekur të dobësohen mund të shohin përfitime të konsiderueshme shëndetësore pasi humbin vetëm pesë për qind të peshës trupore.

Botuar në revistën online “Cell Metabolism-“Metabolizmi qelizor”, studimi determinoi se një ulje relativisht modeste në peshën trupore mund të ulë rrezikun që një person i dhjamosur të përballet me zhvillimin e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe rritjen e funksionit metabolik në yndyrën, mëlçinë dhe indet e muskujve .

Për studimin, 40 individë të trashë u udhëzuan që ta mbajnë peshën e trupit të tyre të tanishëm ose të humbasin 5, 10 ose 15 për qind të saj duke shkuar në një dietë. Përgjigjet e shumëfishta të trupit u matën gjatë rrjedhës së studimit.
Samuel Klein, hulumtuesi kryesor i studimit, vuri në dukje se gjetjet e studimit “tregojnë se ju merrni shpërblimin më të madh vetem me pesë për qind humbje peshe. Udhëzimet e tanishme për trajtimin e obezitetit rekomandojnë një humbje peshe prej pesë deri në dhjetë për qind, por humbja prej pesë për qind e peshës së trupit tuaj është shumë më e lehtë sesa humbja e dhjetë për qind. Pra, mund të ketë kuptim për pacientët që të synojnë objektivin më të lehtë “.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close