Advertisements

SBASHK-u komunikate për media , presionet eventuale ndaj grevistëve janë të sanksionuara me Ligjin mbi grevat

Loading...

Përderisa Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë thirrje për t’i dhënë fund grevës SBASHK-u përmes një komunikate për media ka përkujtuar drejtoritë arsimore dhe institucionet se presionet eventuale ndaj grevistëve janë të sanksionuara me Ligjin mbi grevat dhe Konventat ndërkombëtare, andaj rastet e tilla do t’i dërgojë në gjykata dhe personat e tillë do të ndëshkohen sipas ligjit.

Sipas ligjit parashihet që me gjobë prej pesëqind deri në pesëmijë euro do të dënohet për kundërvajtje, punëdhënësi apo personi juridik ose personi përgjegjës i personit juridik, në qoftë se: pengon të punësuarit për të marrë pjesë në grevë, ose përdor masën e dhunës për të përfunduar grevën,njofton RTKLive

Po ashtu, SBASHK. përkujton se sipas ligjit punëdhënësit nuk kanë të drejtën që punëtorët aktualë t’i zëvendësoj me punëtorë të rinj.

Ndryshe, SBASHK ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar greva në institucionet arsimore me kërkesën për rritjen e koeficientit prej 30 për qind për tërë sektorin e arsimit duke filluar nga çerdhet,  arsimi para-universitar  dhe universitetet.

Siç dihet, MASHT ka bërë thirrje për ndërprerje të grevës dhe zgjidhjen e problemit përmes dialogut, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga drejtues të SBASHK-ut, duke paralajmëruar vazhdimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close