Advertisements

SBASHKU,i vendosur për grevë edhe në ditët në vijim

Loading...

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar  përmes një komunikate se Këshilli Qendror Grevist ka vendosur që veprimet sindikale t’i vazhdojnë vetëm me grevë edhe në ditët në vijim.

Komunikata :

Raportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e 10-të të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevën e tyre, me porosinë që ajo të vazhdoj deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficientëve në tërë sektorin e arsimit.

Sot ministri Bytyqi, ka ftuar në një takim përfaqësuesit e SASHK-ut, për të debatuar për gjendjen aktuale në sistemin arsimor, ai është deklaruar se do të angazhohet që në të ardhmen koeficientet të ngritën, pasi të jetë bërë përformanca dhe gradimi i punëtorëve të arsimit, por nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje për koeficientët aktual të cilët mbeten shumë të ulët në sektorin e arsimit ku për këtë propozim është biseduar me kryetaret komunal të Sindikatave por edhe me anëtaret e Këshillit Drejtues te SBASHK-ut të cilët me këmbëngulësi kërkojnë që koeficienti aktual të rritet sipas kërkesave e aq më tepër duke pasur parasysh që koeficientet edhe nëse mbeten deri ne 10 është përsëri koeficienti i arsimi në fund te tabelës.

Kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj, bashkë me menaxherin për financa z.Ymer Ymeri, njiherit edhe anëtar te Këshillit Qendror Grevist janë shprehur se është momenti i fundit që duhet bërë zgjidhje për ngritjen së paku të 30% të koeficientëve për tërë sektorin e arsimit, nga çerdhet deri në universitete në Projektligjin e pagave, dhe pasi të bëhet kjo zgjidhje, atëherë mund të flitet se çfarë do të bëhet në sistemin arsimor në të ardhmen.

Sot anëtari i Këshillit Qendror Grevist dhe kryetari i SUSHK-ut, z.Bardh Bardhi i vizitoi një numri të madh grevistësh nga  universiteti,  ku bashkëbisedoi me grevistët për koeficientet në universitet e veçmas për koeficientin e të punësuarve në administratë.

Grevistët janë shprehur unanimisht që mbështesin kërkesën e SBASHK-ut për ngritje të koeficientit për së paku 30% për të gjithë të punësuarit në arsim, ata shprehën gatishmëri që greva të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Sot me një letër ju kemi drejtuar deputetëve, anëtar të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për herë të dytë në të cilin thuhet:

Përshëndetje, të nderuar Anëtarë të Komisionit

Duke ju kërkuar falje, që brenda dy ditëve po ju drejtohemi përsëri me kërkesa të njëjta, por duke dëshiruar që në të gjitha dyert të trokasim, vetëm e vetëm që ndoshta dikush na del në ndihmë për t’i plotësuar kërkesat e 30000 grevistëve të tërë sistemit arsimor, në mënyrë që edhe kjo pjese e shoqërisë kosovare të ia filloj punës me rregull.

Pas takimit që kemi pasur me Kryetarin e Komisionit tuaj z,Nait Hasani, ne kuptuam se ende pozicioni i punonjësve të arsimit ka mbetur aty ku ishte, duke shtuar një 0.20 secilit koeficient që për mësimdhënësit kjo lëvizje është shumë e ulët dhe si e tillë e papranueshme ne drejtim të ngritjes së rangimit, por aq me tepër edhe kur në një kronikë të RTK-së, kur kuptuam përsëri që dallimet brenda sistemit të pagave që po krijon ky Ligj, atëherë po krijohen edhe bindje më të mëdha se procesi mësimor do të humbet edhe me javë të tëra.

Edhe njëherë me mirësi ju lutemi, që të keni në konsideratë dhe mos të lejoni që dikujt në këtë Ligj ti rritet koeficienti për 70% e dikujt 8%, sepse me këtë ngritjen e fundit që është propozuar për arsim ngritja e koeficientit është nga 8% deri në 10%.

Duke ju njoftuar se sot është dita e 10 e grevës dhe as që ka shenja se edhe ditët tjera do të ketë nga Qeveria ndonjë tërheqja nga pozicionet që na u janë ofruar në stilin, ose merre, ose le, pa asnjë dialog paraprak, ju lutem edhe njëherë, kontribuoni që mësimi të filloj duke renditur punëtorët arsimor karshi punëtorëve tjerë të Kosovës.

Këshilli Qendror Grevist  në takimin e sotshëm të pasdites, duke pasur parasysh se Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është ende në punë e sipër dhe duke shpresuar se do të gjejmë mirëkuptim në kërkesat minimale  të SBASHK-ut për ngritje të koeficientit prej minimalisht 30% , nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori, vendosi që veprimet sindikale ti vazhdoj vetëm me grevë edhe në ditët në vijim, deri në rezultatin e komisionit, dhe nëse vendimi i këtij komisioni nuk përputhet me kërkesat e SBASHK-ut do të fillojmë me veprimet e kombinuara grevë dhe protestë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close