Advertisements

Shkencëtarët izraelitë kanë lajm të madh në lidhje me luftën kundër kancerit

Loading...

ATSH/ – Një ekip shkencëtarësh izraelitë pohojnë se ata ndoshta do të mund të shërojnë kancerin brenda vitit të ardhshëm, shkruan “The Jerusalem Post”.

Trajtimi i ri është duke u zhvilluar nga Biotechnologies Accelerated Evolution nën udhëheqjen e CEO Dr. Ilan Morad.

“Ne besojmë se do të ofrojmë për rreth një vit, shërim të plotë për kancerin”, tha Dan Aridor, kryetar i bordit të kompanisë. “Trajtimi i kancerit do të jetë efektiv nga dita e parë, do të zgjasë një kohëzgjatje prej disa javësh dhe nuk do të ketë efekt anësor ose minimale me një kosto shumë më të ulët se shumica e trajtimeve të tjera në treg”, shtoi ai.

Trajtimi, i quajtur MuTaTo, do të përdorë një kombinim të peptideve të kancerit dhe një toksinë që do të vrasë në mënyrë specifike qelizat e kancerit.

”Trajtimi përfundimisht do të personalizohet dhe një koktej specifik i barnave do t’u jepet pacientëve në bazë të llojit të kancerit”, tha Morad.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close