Advertisements

Shpend Ahmeti :”Nuk ka më dialog teknik”

Kryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se në takimin e 8 janarit në Bruksel është bërë e qartë se nuk do të ketë dialog nëse nuk diskutohet për njohjen e ndërsjellë ndermjetë dy shteteve .

“Kemi dakordim të plotë se më për neve nuk ka dialog teknik. Gjatë takimit të sotëm i njoftuam krerët shtetëror për temat që do ti diskutojmë… kemi informuar edhe për krijimin e gjashtë komisioneve të delegacionit shtetëror”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se në Bruksel do të diskutojmë edhe për të pagjeturit , pronat, të zhvendosurit, minoritet, Kishën Ortodokse serbe, kthimin e artefakteve etj.

Ahmeti tutje theksi se do të kemi dialog intensiv dhe një proces jo të lehtë.

“Është e qartë se kjo nuk është gatishmëri e jona për kompromise të rënda, është e qartë se do të synojmë një marrëveshje me Serbinë, që do të rezultonte me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Nuk do të jetë proces i lehtë, do mundohemi t’i japim fund një konflikti që nuk ka qenë vetëm i armatosur por edhe diplomatik”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti ju bëri sërish thirrje LDK-së dhe VV-së që t’i bashkohen delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close