Shqipëri:Akset problematike ku qarkullimi kryhet me zinxhirë

Loading...

ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar informon qytetarët mbi situatën në rrugët e vendit pas reshjeve të dëborës dhe shiut te orëve të fundit.  Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës.

Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet me zinxhirë në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë, Volare-Erind-Çajup.
Pa zinxhirë qarkullohet në akset e tjera të rajonit jugor si: Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër, Tepelenë-Dorez, Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac, Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë.

Ndërsa në aksin kryesor Qafë Thanë – Pogradec-Korçë-Kapshticë, qarkullohet pa zinxhirë.

Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior në Shkodër, gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhirë.
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore.

Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhirë: rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm , Qafë Mali-Fierzë, Qafë Lac –Koman, Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit, Ura Kukës-Krumë dhe Plepa – Kam, Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm, Bajram Curri – Tropojë – Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm. Në akset Peshkopi – Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë, Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë.

Në Rajonin Qendror Tiranë, gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ndërsa qarkullohet me zinxhirë në akset e Dajtit, Kruje – Sarisalltik dhe Lunik – Stebleve.
Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close