Advertisements

Skender Hyseni, tha se rrëzimi i Qeverisë do të ndikonte negativisht për vendin.LDK,distancohet

Lidhja Demokratike e Kosovës është distancuar nga deklaratat e ish-ministrit të punëve të Brendshme, dhe anëtarin e kryesisë së këtij subjekti,z.Hyseni.

Madje, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa përsërit se kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi.

Në një konferencë për medie, pas takimit me kryetarët e degëve, Mustafa tha se LDK është e preokupuar me mënyrën se si po udhëhiqet vendi, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës e kanë lëshuar rrugën e konceptit të ekonomisë së tregut dhe ka filluar të ndërtojë një shtet social, duke zgjuar kështu sipas tij, një pakënaqësi të brendshme.

Mustafa: Nuk e përkrahim deklaratën e Skënder Hysenit sa i përket rrëzimit të Qeverisë

“Për ta rrëzuar Qeverinë duhet të jem i sinqertë me iu duhet të kemi vota dhe tani ne kemi votat e LDK-së dhe jam i bindur sa i përket votave të LDK-së, asnjë nuk na mungon, asnjëri nuk sëmuret ditën që kishim me e votua, as nuk ka punë të tjera jashtë. Sa i përket partive të tjera nuk mund të flas për to, sa i përket Vetëvendosjes ata janë deklaruar, tash një parti tjetër në Kuvend po bashkëpunon me koalicionin qeverisës dhe në momentin që ne i kishim bë votat, nesër me i bë votat disponimi jonë është që këtë qeveri ta rrëzojmë… Unë mund të iu them shkurt se nuk pajtohem me atë deklaratë (të Skender Hysenit) si kryetar i LDK-së dhe mund të iu them gjithashtu që nuk pajtohet LDK-ja”, tha Mustafa.

Duke nisur nga vënia e taksës prej 100 përqind për mallrat serbe, dialogun në Bruksel e çështje të tjera, Mustafa thotë se Qeveria Haradinaj nuk e ka vënë në pikëpyetje raportet e Kosovës me BE-në.

Ai ka komentuar edhe letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, dërguar presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Derisa u shpreh se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë përgjegjëse për dialogun, pasi kjo është përgjegjësi e Qeverisë.

LDK sipas Mustafës në këtë proces i mbetet besnike dokumentit të saj mbi bazat e zhvillimit të këtij dialogu.

Mustafa: Qeveria e Kosovës e pakujdesshme ndaj letrës së Trumpit

“Për ne po ashtu është e pakuptimtë që institucionet e Republikës të Kosovës, në momentin kur Kosova ka marrë një letër nga presidenti Trump, në të cilën kërkohet që çdo palë të përmbahet nga veprimet dhe nga vendimet të cilat i bëjnë dëm procesit të dialogut dhe të njohjes reciproke, Qeveria e Kosovës për arsye të veta më shumë populliste, i shton masat e taksës 100 përqind dhe shton nomeklaturën e mallrave të kësaj takse ën vend se të ketë konsideratë ndaj një letre që na vjen nga një president i një shteti të veçantë mik dhe, nga i cili varet edhe marrëveshja, por edhe ardhmëria e Kosovës”, u shpreh ai.

Ai nuk ndjehet i penduar për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president, meqë sipas tij, LDK është një parti e cila u përmbahet marrëveshjeve.

Mustafa: Nuk pendohemi që e votuam Thaçin president

“S’mund të pendohem sepse nuk është bërë për interesa të veçanta, por është bërë sepse në atë kohë ne kemi vlerësuar se duhet me e bë prapë Qeverinë që të mos ta bimë vendin në krizë dhe z. Thaçi na e kemi votu për president sepse kemi respektu marrëveshjen. Dhe, ne do ta respektojmë çdo marrëveshje që nesër e bëjmë me një partner të koalicionit. Nëse se ka respektu z.Thaçi dhe PDK-ja, është problem i tyre, problem i atij që e shkel marrëveshjen, dhe ky problem na bie tani tek ky mosbesim”, u shpreh Mustafa.

Njëherësh, i pari i LDK-së u shpreh se atëkohë ka qenë i kënaqur me punën e ministrave të PDK-së dhe LDK-së.

Sipas tij, e arritura e tyre më e madhe ka qenë në Bruksel, ku e kishin bindur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të pajtohej se Asociacioni mund të bëhet vetëm nëse Gjykata Kushtetuese thotë ashtu.

Përndryshe, Mustafa është i bindur se partia e tij e ka besimin e qytetarëve me rreth 27-30 përqind të tyre. Ndërsa thotë se do të fokusohen në dy çështje: uljen e papunësisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Autor: RTKlive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close