Advertisements

Tmerr,përplasja galaktike katastrofale ,mund të dërgonte Sistemin Diellor që të fluturonte në hapësirë

Sa e tmerrshme do të jetë përjetimi i kësaj katastrofe kosmike nëse ndodhë në një të ardhme.Për atë do të mund të dëshmonin vetëm ata të cilët do ishin dëshmitar ,nëse do ishin por sipas llogaritjeve të shkencëtarëve një galaksi e afërm me tonën do godase Udhën e qumshtit dhe kjo ngjarje katastrofale do të mund ta fshinte sistemin tonë diellor me një goditje shkatërruese.

Astrofizikantët në Universitetin Daram në Angli zhvilluan një simulim kompjuterik për të mësuar më shumë rreth lëvizjes së resë së Madhe Magellanike (LMC), një galaktikë satelitore që rrethon Rrugën e Qumështit.

Nga kjo doli se LMC është duke lëvizur ashtu që do të godas direkt galaktikën tonë. Edhe pse kjo galaktikë është 63,000 vite dritë larg nga Udha e Qumështit dhe aktualisht po lëviz nga ne me një shpejtësi prej 250 milje në sekondë, ajo ngadalësohet dhe kthehet drejt nesh.

Shkencëtarët thonë se kjo ndeshje do të shkundë të gjithë Rrugën e Qumështit dhe megjithëse ndoshta nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt në sistemin tonë diellor, ai mund të na “dëbojë nga Rruga e Qumështit në Hapësirë”, shpjegon Dr Marius Coton, udhëheqës kërkimor.

Përplasja do të bëjë që yjet të lëvizin dhe të rrisë rrezikun e kthimit të tyre në fusha të reja të gravitetit, të cilat mund të ndryshojnë orbitën e planetave.

Gjithashtu, mund të ketë një ndryshim në distancën midis Tokës dhe Diellit, gjë që do ta bënte planetin tonë shumë të ngrohtë ose shumë të ftohtë për të jetuar në të.

Megjithatë, tani për tani nuk ka vend për panik sepse ngjarja e përshkruar mund të pasojë në 2.5 miliard vjet nga tash, shpjegojnë shkencëtarët në këtë studim.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close