Advertisements

UÇK-ja NE GJYKATEN SPECIALE

Nga Dilaver Goxhaj

Të vranë UÇK, të vranë! Të vranë e të shanë.
Gjë prej gjëje nuk të lanë.

Më në fund edhe Gjykatë Penale Speciale veçan,
që s’është njohur e dëgjuar kurrë në këto anë.
Por ja, ra dhe kiameti: Atë e miratoi dhe Parlamenti!

Nuk duan të të lënë as nam e as nishan.

Të vranë ata që deri sot me emërin tënd fituan famë,
fituan pushtet, fituan emër dhe pasuri të pa anë, duke thanë:
“Kush fiton më tepër, ai është usta,
Dhe kush nuk plaçkit është krejt budalla.”

Vite e shekuj më parë, kalatë gjithmonë nga brenda janë marrë: Në Shkodër, Berat e Sfetigrad.

As Prishtina s’e ka për herë të parë.

Mos vallë, me pamjen që të dhamë Ty UCK
dhe komandantit Adem Jashar,
e tepëruam,
duke u shndërruar në legjendë e simbol kombëtar?

Idealizimi maksimal.

Velania dhe Evropa s’duan me na e falë?!
Dhe kjo, ndoshta ngaqë u dukeni si mal?
Si duket, ndaj dhe duan ta prishin këtë imazh.

Apo, ngaqë elita Jote, UÇK,
u tregua primitive
në raport me fqinjët tanë në Evropë e në Ballkan?
Dhe dizinformimit për Ty i dhanë përparësi?!

Por jo, për kaq të deshën UÇK,
sa arritën që pasurinë Kosovës ia përlanë.

Dhe prej sot,
të tjera misione kanë marrë:
Në Gjykatën Speciale, një nga një e me radhë
do të çojnë shokët e dikurshëm të luftës, partizanë,
me të cilët një ide më nuk kanë.

Atje do t’i dërgojnë,
ngaqë shokët e tyre luftëtarë
nuk kanë ndryshuar aspak;
ngaqë kanë mbetur ata që kanë qenë dhe janë
njësoj si dikur në luftë qysh ditën e parë të saj.
Qelibarë!
Njësoj si shokët e tyre, që në luftë u vranë!….

Por jo si ata të soit të tyre besëshkalë,
që në Rambuje u betuan:
“ASNJË NGA SOI I RACËS UÇK S’DO LËMË TË GJALLË!”
Betim të cilin e kanë Bibël, e kanë Kur’an.

Të vranë UÇK, të vranë!
Miqtë shtinjakë dhe shqiptarë!
Këta të fundit, nga lakmia u bënë kusarë,
u bënë tradhëtarë.
Dhe këtë “trimëri” e fituan pasi të çarmatosën
dhe dalëngadalë të mohuan e të shanë.

Dhe gjetën momentin,
Kur shkelmin përfundimatar ta dhanë.
Shkuan në Bruksel dhe Kosovën e ndanë.

Këtë kërkoi Milloshi dhe në Rambuje.
E kishin amanet.
S’kish si mos t’ia mbajnë.

Të prenë në besë UÇK, të vranë!
Të gjitha t’i bënë.
Për aq të deshën,
lavdinë për ta marrë.
Ata do të mbeten për jetë të pafytyrë,
horra e maskaradë.

Por ti, UÇK, mos ua kij zilinë.
Djemtë e tu ende janë gjallë,
plagët e tua do t’i shërrojnë,
BETIMIN e dhënë do ta mbajnë.
Ti je shndërruar në mit,
në legjendë,
tipar i karakterit kombëtar.
Udhërrëfyes për brezat, flamurtarë!

26.8.2015, kur Parlamenti i Kosoves miratoi Gjykaten Speciale, qe keto dite ka filluar te therrase disa nga kuadrot krysore te saj, qe edhe vete e kane votuar ate gjykate. (!)

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close