Advertisements

UNDP sot do të lansojë projektin `Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit”

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë këtë projekt në një tryezë të rumbullakët ku do të diskutohet edhe Ligji për Ndërmjetësimin.

Projekti, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Kosovë, është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës me qëllim të mbështetjes reformës në sektorin e drejtësisë dhe përmirësimit të qasjes në drejtësi, raporton RTKlive.

Diskutimi do të përqëndrohet në Ligjin për ndërmjetësimin – ndryshimet kryesore dhe nevojat, si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e rasteve për të ndihmuar gjykatat dhe prokuroritë, në zvogëlimin e lëndëve dhe për të përmirësuar qasjen në drejtësi.

Në ngjarje do të marrin pjesëAlessandra Roccasalvo, u.d. Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Sh.T Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Bahri Hyseni, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nikola Kabašić, Kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe partnerë e përfaqësues tjerë nga fusha e drejtësisë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close