Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ura e Kasabashit

ATSH/ – Ura e Kasabashit gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës në rrethin e Skraparit. Ura e Kasabashit futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.

Nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë. Mendohet që ura të jetë një vepër e arkitekt Kasëmit nga fshati Grëmsh, kjo mund të hamendësohet edhe nga emërtimi i urës (Kasabash-mjeshtër Kaso-Kasëmi).

Qemeri qëndror i cili ka një vëllim më të madh paraqitet me një konstruksion me majë të mprehtë me hapësirë drite 12 m, ndërsa dy qemerët anësorë janë më të vegjël në vëllim dhe kanë formë gjysëm rrethore.

Monumentet e kulturës në vendin tonë po promovohen dhe po mirëmbahen nga specialistët përkatës pasi këto vende po shndërrohen në atraksione turistike mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj.

Loading...
Advertisements
You might also like

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close