Ushtarë shqiptar në shërbim të Napoleonit dhe prejardhja e tij e diskutuar shqiptare

Loading...

Kjo gravurë paraqet ushtarët shqiptarë që shërbenin në trupat e Napoelonit në Ishujt Joniane. Ata kishin krijuar një regjiment që përveçse përvojës shumë të çmuar ushtarake që afronte, mori nga administrata franceze dhe principet e Revolucionit.

Ishujt Joniane dhe territoret përballë tyre quhen një nga vatrat e para ku lindin lëvizjet kombëtare në Ballkan.

Emëri i Napoleonit dhe prejardhja e tij  nuk ka lënë pa u ndërlidhur me shqiptarët .Por edhe komunikimi i tij dhe ndërlidhja me shqiptarët është evidente,mu sikur ajo me Ali Pashën dhe të tjerë.

Për shembull ,egziston një letër të cilën Napoleon Bonaparti, me 16 Gushtit 1797 ia dërgon pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.

Në letër përveç tjerash shkruan :

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës
Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj….
Republika franceze  ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Historiani A. Bopp në librin e tij “Napoleoni dhe shqiptarët” tregon dhe për marrëdhëniet e Napoleonit me Ali Pashën. Megjithatë, fakte të reja tregojnë se Napoleoni i vlerësonte shqiptarët dhe tregonte një interes të veçantë për pozicionin gjeografik e strategjik të Shqipërisë. Madje për një periudhë mjaft të shkurtër, vetëm në muajin qershor 1806, ekzistojnë shumë letra të shkruara prej Napoleonit rreth Shqipërisë.

Thënie më e rëndësishme për Ali pashë Tepelenën dhe Napoleon Bonapartin është ajo e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo. “Si tigri pranë luanit, si shqiponja pranë skifterit, ashtu qëndronte dhe Ali Pasha pranë Napoleonit”, shkruan në librat e tij një nga shkrimtarët më në zë francez të të gjitha kohërave.

Të ishte i thjeshtë ky interesim i Napoleonit për shqiptarët ,apo ai e diinte lidhjen e tij të gjakut?!

Disa Stdiues  madje kanë paraqitur tezën se ai ishte me origjinë shqiptare, mes tyre edhe publicistë të shquar.

Ndër ta është edhe kolumnisti i medias zvicerane derbund.ch, Peter Schibler i cili në një artikull të titulluar  “Helvetia për fillestarët”, kishte shkruar se  sundimtari i famshëm Napoleon Bonaparta ishte shqiptar nga Korsika.

Kombi zviceran u themelua në vitin 1291 dhe që nga viti 2003 u përfaqësua nga Këshilli Federal (Bundesrat). Para kësaj me Këshillin Federal  udhëhiqte klasa e vjetër politike (pa SVP).

Para se shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta të vinte, Zvicra ishte demokraci dhe nuk kishte nevojë për Këshillin Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin e ardhshëm do të kishte paqe apo jo”, shkruan ai.

Napoleon Bonaparta ishte një ndër sundimtarët më të shquar të botës  i cili pushtoi dhe udhëhoqi gati të gjithë kontinentin Evropian, duke përhapur idealet e Revolucionit Francez.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close