Advertisements

Viti 1904,Pazarin e Ri/Novi Pazarin, e stoliste plisi i bardhë

Trojet e Shqiptarëve kanë shkuar duke u tkurrur nëpër histori ,vazhdimisht deri në ditët e sotme,fatkeqsisht.

Krijimi i shteteve të reja në rrethin tonë,në rrethana të ndryshme historike ,edhe për fajin tonë edhe për fajin e të tjerëve solli gllabrimin e permanent të trojeve shqiptare ,duke bërë që trashëgemia yllirike të rrudhet në pikën Shqipëri,Kosovë e pak përreth…

Na ikën ato më të hershme,duke vazhduar në të tetëqindëtat të cilat ishin tkurrjet më të mëdha në historinë më moderne ,kur u krijua shteti serb “modern” e i cili u ra në qafë tokave dhe popullsisë shqiptare .Nuk e bënë vetëm serbët.Më pastaj e bënë të gjithë…

E bënë grekët,kombet e krijuara artificialisht edhe atë mu nga delinguizimi si ,Maqedonsit,Malazezët..

Duke vazhduar edhe në të nëntëqindëtat,për të vazhduar shkombtarizimi dhe shpërngulja e elementit shqiptar nga trojet e tyre drejt Turqisë në bashkëpunim mu me këtë të fundit.

Kujtojmë marrëveshjet Serbo-Turke si dhe Greko-Turke,ku pësuan Çamëria,Maqedonia,pjesë të Serbisë jugore të sotme.

Megjithate qëndruan shqiptarët,qëndroi Leskoci,Lebana e Sjenica e Pazari i Ri..etj

Por mjerisht atje ,sot nuk bëzan goja fjalën shqipe më.

E po të shikosh si ishte Pazari i Ri/Novi Pazari në vitin jo shumë të largët,marrë historikisht,atëhere të vjen ta vajtosh të kaluarën edhe të tashmen e Shqiptarëve.

Këto foto që ju keni mundësi ti shihni e të cilat janë të shkëputura nga një film i vitit 1904 nga Pazati i Ri ,të jep pamje reale të gjendjes etnike.Pos ndonjë kapuçi të shërbyesve dhe ushtarakëve turq,të tjerët janë vetëm plisa të bardhë,kudo që arrin syri.
Të gjithë morën nga Shqiptarët,e që ende edhe sot po mundohen të marrin.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close