Advertisements

Vjen blerja e madhe e janarit,Chelsea blen Pulisicin e Dortmundit

Vjen blerja e madhe e janarit në tregun e janarit. Borussia Dortmund ka konfirmuar se Christian Pulisic do të bashkohet me Chelsea-n për 64 milionë euro.

Mesfushori amerikan do të qëndrojë i huazuar te Dortmundi deri në fund të sezonit aktual. 20-vjeçari, i cili ka shkuar si adoleshent në Gjermani, ka luajtur me shumë se 80 ndeshje për Dortmundin, por e ka bërë të qartë se nuk dëshironte të rinovonte, sepse synonte të luante në Premier Ligë.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të luajë në Premier League, ndoshta për shkak të origjinës amerikane, ndaj nuk mundëm të rinovonim. Kjo bëri që të pranonim ofertën joshëse të Chelsea-t. Jam i sigurt që në muajt e ardhshëm ai do të japë gjithçka për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close