Advertisements

Zvicër-Dënohen shoferët që nuk i pastrojnë xhamat e kerreve nga akulli dhe bora

Policia në kantonin e Zug-ut ka paralajmëruar shoferët se nëse e pastrojnë akullin dhe borën nga veturat e tyre, atëherë do të dënohen, madje, edhe mund ta humbasin licencën e tyre, shkruan “The Local”.

Policia me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ka dënuar disa shoferë sepse nuk e kishin pastruar akullin dhe borën në veturën e tyre, dritaret dhe pasqyrat anësore, përcjell albinfo.ch.

Në një rast, shoferi kishte hequr vetëm gjysmën e akullit në xhamin e përparmë, derisa në rastet tjera nuk kishin hequr akullin dhe borën në dritaret anësore.

Këta shoferë mund të jenë të rrezikshëm për përdoruesit e tjerë të rrugës, sidomos për këmbësorët dhe çiklistët, sepse dukshmëria e tyre është zvogëluar.

Policia e Zug-ut paralajmëroi shoferët se do të dënohen dhe madje mund të humbasin licencën e tyre nëse nuk i kanë pastruar siç duhet veturat e tyre para se të dalin.

Gjithashtu edhe çatia e veturës duhet të pastrohet. Kjo parashihet edhe në bazë të ligjit zviceran, ku dritaret, xhamat, dritaret anësore dhe dritat, duhet të mbahen të pastra. Përveç kësaj, edhe targat duhet të jenë të lexueshme, përcjell albinfo.ch.

Shoferët që përbëjnë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke mos respektuar këto, ose rregulla të tjera zvicerane të trafikut, mund të përballen edhe me një dënim me burg deri në tre vjet.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close