Advertisements

107-B dhe Kepler 107-C ,dy planete me dimensione të ngjashme, por me kompozime të ndryshme

ATSH-ANSA/ – Rindërtohet origjina e dy planeteve jashtë sistemit diellor, dy binjakë të ndryshëm që kanë të njëjtat përmasa, por përbërje të ndryshme.

”Për t’i bërë ata të ngjashëm shërbeu ndikimi i njërit prej tyre me një planet tjetër, në katastrofën e parë kozmike të rindërtuar ndonjëherë jashtë sistemit diellor”, sipas zbulimit italian të botuar në revistën ”Nature Astronomy”, i udhëhequr nga astrologu Aldo Bonomo.

Planetët,  të quajtur Kepler 107-B dhe Kepler 107-C, janë pjesë e sistemit Kepler 107, i përbërë nga një yll rreth të cilit rrotullohen katër planetë dhe ndodhen rreth 1 700 vite dritë larg Tokës.

“Të dy planetët kanë dimensione të ngjashme, por kompozime të ndryshme: Kepler 107-C, më afër yllit, është me të vërtetë më i pasur me hekur, ndryshe nga tjetri, që mund të jetë më i ngjashëm me Tokën për sa i përket përbërjes”, shtoi Bonomo.

“Është një sistem shumë kompakt, ku planetet dhe ylli janë të gjithë afër”, shpjegon ai.

Kepler 107 B dhe C kanë një dimension midis rrezes së Tokës dhe asaj të Neptunit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close