Incident i radhës në Parlamentin shqiptar.Paloka i PD-së qëllon me ngjyrë në fytyren e kryeministrit Rama!
Në seancën e sotme plenare të Parlamentit shqiptar ku pritej të votohej ratifikimi i Protokollit të aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO e ku i pranishëm është edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka ndodhur incidenti kur Paloka i PD-së ka qëlluar me ngjyrë stilolapsi në fytyrë ,kryeministrin Edi Rama.
Në një moment krejt të papritur në prani të Kryeparlamentarit të Maqedonisë, deputeti i PD-së Edi Paloka ka qëlluar me bojë Kryeministrin Edi Rama.
Rama i kërkoi ndjesë z. Xhaferi për fjalën e mbajtur nga kreu i PD-së Basha i cili në këtë seancë solemne për Maqedoninë e Veriut zgjodhi të përsëriste akuzat ndaj qeverisjes së vendit. “Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por ju siguroj se fëmiu që sapo foli nuk i mendon ato që thotë, por nuk di se çfarë thotë, edhe një herë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama menjëherë pas fjalimit të Bashës.
Në këtë moment deputeti i PD, Edi Paloka u ngrit dhe goditi me bojë Kryeministrin Rama.
Menjëherë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin nga seanca të deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Comments are closed.