Advertisements

ARSIMI NË SHEKUJT XVI-XVIII”

(Kumtesë e paraqitur në Konferencën shkencore: “Shkollat shqipe në hapësirat shqiptare në shek. XVI-XX”, Viti, 05.02.2019)

Loading...

Dr. Rovena VATA, Tiranë

Edukata ka lindur bashkë me shoqërinë njerëzore, si një veprimtari e transmetimit të përvojës, dijeve, riteve, zakoneve, nga një brezni tek tjetra. Paraardhësit tanë, Ilirët, si një nga popujt më të vjetër të Evropës, përmenden në shekullin V para erës sonë, si një popull me fizionomi etnike, me zhvillim kulturor dhe politik mes popujve të Ballkanit.

Suzi Prizreni ishte hoxhë në Kosovë dhe punoi në fund të shekullit XV e në fillim të shek. XVI, i cili e ushtroi edhe ai vetë punën e mësuesit. Suzi ishte poet, historian, filozof, duke folur shqip dhe, duke shkruar shqip me nxënësit, por me alfabet turko-arab. Në një studim të Hasan Kalleshit evidentohet një plejadë e gjerë mësuesish shqiptarë, hoxhallarë apo klerikë katolikë e ortodoksë, të cilët kanë mësuar breznitë në gjuhën amtare.

Themelimi me 12 tetor 1879 i “Shoqërisë së Shkronjëzave Shqipe”, e cila merrte përsipër të organizonte në Shqipëri sistemin arsimor kombëtar, të botonte tekste shkollore dhe të siguronte botime të tjera, çka bëhej në koordinim me veprimet dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për të ndihmuar në zgjerimin e arsimit në territoret e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në krahina të tjera me popullsi shqiptare, u dërguan mësues vullnetarë nga Shqipëria. Në qershor të vitit 1941, me dhjetëra mësues lanë pushimet veriore dhe u shpërndanë në qytete dhe fshatra të Kosovës etj. Veprimtaria e këtyre mësuesve ishte e një rëndësie historike, ku numëroheshin rreth 400 mësues të aktivizuar në këtë kohë.

Në periudhën e pushtimit austro-hungarez, shkollat e qyteteve frekuentoheshin nga të dy sektet, por ishin të ndara, veças për djem dhe veças për vajza. Në shkollat e fshatrave mbizotëronin nxënësit meshkuj, ndërsa numri i vajzave që ndiqnin shkollën ishte i papërfillshëm edhe pse ishte me detyrim ligjor frekuentimi i saj. Një përjashtim në këtë drejtim bën shkolla në Stubëll (me fillesat e saj në vitin 1584, siç dëshmojnë studiues të shumtë vendës e të huaj), ku mësimin e zhvillonin bashkë të dy sekset. Në regjistrin e nxënësve në vitin shkollor 1904-1905, nga gjithsej 42 nxënës, 17 prej tyre janë vajza.

Arsimi femëror është përdorur historikisht për të ndarë sferat, ku vepronin të dy gjinitë. Kjo duket në prirjen për t’u dhënë vajzave edukim, por duke u mohuar disa lloje edukimi që atëherë mendoheshin si të përshtatshme vetëm për djemtë.
Nuk ka rëndësi se çfarë forme merr, edukimi i ndarë për meshkuj dhe për femra krijoi dhe rikrijoi ndarje midis sekseve, mbështetur në rolet shoqërore dhe në hierarkinë e statusit që e vendosi dhe e mbajti gruan në një pozitë të nënshtruar.

Niveli i ulët i zhvillimit shoqëror të vendit gjatë sundimit osman ndikoi në pozitën e pabarabartë të femrave. Problemi i arsimimit të femrës shqiptare rilind qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Rilindësit e shikonin gruan si faktor që ndikon në zhvillimin e saj dhe të gjithë shoqërisë, ndër të tjera Sami Frashëri thoshte: “Një popull që përpiqet të rrisë dhe të edukojë vetëm meshkuj, i përngjan atij që përpiqet të ndërtojë urë me themel në rërë…. Ose shprehjen tjetër po nga i njëjti autor: “Të edukosh një femër do të thotë të edukosh një popull, të edukosh një mashkull do të thotë të edukosh një individ”.

Në veprën e tij gjejmë për herë të parë një shtjellim të gjerë të përmbajtjes së arsimit të përgjithshëm që duhet të marrë gruaja, e cila duhet të dijë shkrim, këndim, matematikë, ekonomi politike, higjienë, fizikë, kimi dhe për të qenë e denjë në mjedise shoqërore, të ketë njohuri dhe për letërsinë, gjeografinë, historinë, etj, kurse Naim Frashëri shprehej: “Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar.. Se fëmija, së pari marrin mësimin nga nëna. Gruaja është nënë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerëzisë”.

Një ngjarje e rëndësishme për arsimin në Shqipëri ishte edhe hapja në qytetin e Korçës e shkollës shqipe të vashave, më 23 tetor 1891, nga Gjerasim Qiriazi. Leja në formën e një dekreti perandorak u lehtësuan nga fakti se ishte në shërbim të një shoqërie të huaj dhe se, sulltanit iu paraqit si një shkollë në gjuhën angleze. Fillimisht pati vetëm 3 nxënëse, numër ky që erdhi duke u rritur. Në fund të vitit të parë shkollor ajo arriti të kishte 27 nxënëse, “një numër jo tepër i vogël,-shprehej Sevasti Qiriazi,-për të filluar lëvrimin e një toke kaq të fortë”. Në vitin e parë shkollor mësuese e vetme e shkollës ishte Sevasti Qiriazi, një grua që në bankat e shkollës kishte ëndërruar që tu jepte mësim motrave shqiptare me qëllim që t’i shkëpuste nga fanatizmi i shekujve të kaluar. Pavarësisht se shkolla fillimisht ishte në shërbim të “Shoqërisë biblike” shumë shpejt ajo u shndërrua në një shkollë kombëtare, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme mësimi dhe edukimi për vajzat e besimeve të ndryshme.

Plan mësimor i kësaj shkolle parashikonte arsimimin në gjuhën amtare dhe edukimin atdhetar. Në vitin e parë shkollor rëndësi iu kushtua leximit dhe shkrimit në gjuhën shqipe dhe aritmetikës. Gjithashtu plani mësimor përmbante njohuri elementare në gramatikë, histori, gjeografi, zoologji si dhe në punë dore. Në vitin e dytë shkollor numri i nxënësve arriti mbi 50. Në këtë vit u shtua edhe një tjetër mësuese, Fanka Efthimi, e cila u bë një ndihmëse e aftë dhe e besnike e Sevastisë. Përveç lëndëve në gjuhën shqipe, si lëndë të veçanta zhvilloheshin gjuha angleze dhe ajo greke. Shkolla me kalimin e kohës pati edhe bibliotekën me mbi 200 libra si dhe muzeun, i cili do të shërbente edhe si kabinet për dituritë e natyrës.

Studiuesit vënë në dukje se në trevat e Arbrit shkollat e para lindën që në shekullin e XVI, si rezultat i lulëzimit që kishin arritur qytetet shqiptare në Kosovë, në zonën e Shkodrës, në atë të Krujës, të Himarës apo edhe qytete të tjera shqiptare. Ato ishin shkolla elementare, ku nxënësit mësonin lexim, shkrim, elemente të historisë etj. Gjuhë mësimi ishte fillimisht italishtja dhe më vonë, aty nga mesi i shek. XVII, filloi të përdorej gjuha shqipe.

Numri i nxënësve si dhe kohëzgjatja e mësimit ishte e ndryshme. Shkollat themeloheshin zakonisht në famulli, pranë kishës ose në shtëpinë e famullitarit. Mësues ishin famullitarët, kryesisht shqiptarë që shkolloheshin nëpër kolegje dhe institucione të tjera arsimore në Itali, por edhe të huaj. Veç misionit fetar ata u përpoqën për hapjen e shkollave. “Në shkollat latine apo greke nisi të përdorej edhe shqipja për nevojat e mësimit të gjuhës së huaj dhe për nevojat e krijimit të klerikëve që të dinin të bënin propagandë fetare në popull në gjuhën e vendit”.
Dëshmi për ekzistencën e këtyre shkollave ku mësohej shqip me shkronja latine përbën “Fletëkushtesa” e Lekë Matrëngës shkruar më 20 mars 1592, e cila konsiderohet si vepërza e parë arsimor pedagogjike për mësimin në gjuhën shqipe, ku ai dëshmon se në vendlindjen e tij ishte një shkollë e tillë.

Me vlerë është edhe informacioni i vitit 1641, ku Gjergj Bardhi njofton se gjatë një vizite në Kosovë, në vendin e quajtur Gurrë, ku ishte famullitar Don Andrea Bogdani, kishte takuar dy seminaristë, që ai mbante në shtëpinë e tij dhe i mësonte vetë. Theksoj se ky prijës i Bogdanëve.
Në vitin 1886, në Prizren kishte 9 shkolla turke për vajza. Akoma më të përhapura ishin shkollat greke për vajza. Në prag të luftërave ballkanike, në vitin 1912, në trevat e Gjirokastrës, Tepelenës, Himarës, Delvinës, Përmetit, Kolonjës dhe Korçës kishte 112 shkolla femërore me 6848 nxënëse, që vazhdonin mësimet në shkollat greke.

Rilindësit tanë e panë gruan si faktor që ndikon në zhvillimin e saj dhe të gjithë shoqërisë. Gjerasim Qiriazi niset nga teza e drejtë shkencore për barazinë e predispozitave të natyrshme dhe aftësive midis burrit dhe gruas.

Me Lidhjen e Prizrenit u shënua një hap cilësor në sendërtimin e platformës së sistemit arsimor kombëtar. Ajo kërkoi që të hapen shkolla për djem dhe për vajza.
Për tejkalimin e nivelit të ulët arsimor dhe të fanatizmit në çështjen e shkollimit të gruas shqiptare, rilindësit sugjeruan që “vajzat të mësohen nëpër shtëpiat, vëllai të mësojë motrën dhe i ati të bijën. Çdo shqiptar prap e ka për detyrë të mësojë zonjën e vet.
Gjatë pushtimit austro-hungarez (1916-1918) u arrit që nga numri i përgjithshëm i shkollave në Bezirkun e Zhurit kishte 6 shkolla femërore dhe 15 shkolla të përziera me nxënës meshkuj dhe femra.

Në shkollën shqipe të Gjakovës që u hap në vitin 1915 dhe në vitin 1915-1916 u regjistruan 350 nxënës nga të cilat dhe 30 vajza në një paralele të shkollës që populli e quajti “shkolla e çikave”.
Në vitin 1933, në Internatin Kosova kishte 109 nxënës, nga të cilat dy vajza.
Në vitet e Luftës së Dytë botërore në Kukës kishte një kurs grash me 32 kursante. Në shkollën e Bicajt në vitin 1940 kishte 136 meshkuj, 26 femra dhe 162 nxënës gjithsej.
Me rëndësinë e shkollës shqipe për vajza merret edhe revista “Kalendari Kombiar” që e shtrin problemin dhe për arsimimin e grave. Këto jo vetëm duhet të mësojnë vetë, por edhe të ëmsojnë fëmijët e tyre. “Djemtë sa venë në dhjetë vjeç, mbeten në duart tona. Kur të dijmë ne të këndojmë dhe të shkruajmë gjuhënë tënë, djemëve e çupave ja u mësojmë si duhet ditur”.

Shkolla e vajzave katolike në Prizren filloi punë me 14 nëntor 1892. Nxënëset mësonin doktrinën e krishterë, lexim, shkrim, aritmetikë dhe punë dore, histori, gjeografi, etj. Argjipeshkvi Anton Logoreci në kërkesën e tij shkruan se mësuese do të ishin motrat Maria Vinçenca dhe Mrata Mazrreku. Por kontribut të veçantë në këtë shkollë dhanë motrat Mikelangjela dhe Tereza (Sapienca) Çoba nga Shkodra. Pas vitit 1912, në këtë shkollë vijonin ëmsim edhe vajzat shqiptare të besimit islam.

Nga viti 1903 filloi mësimi i shqipes me tri orë në javë në shkollën femnërore në Arbënesh të Zarës.

Në shekullin XVII e sidomos në shekullin e XVIII, vërehet një zhvillim i mbarë kulturor e arsimor. “Përveç priftërisë, që kanë luajtur rol dhaskali në të gjitha kohët, dokumentet arsimore-historike na dëshmojnë se kalamanët e Korçës, fjala vjen, paskan voziturë në shkollë private dhe me dhaskalë laikë, që sot e treqind vjet të shkuara” dhe më poshtë thuhet se “…”skolëra” me pagesë pat pasur, punë kjo që fëmijët e të vobektëve i linte pa gramë, apo siç duket dhe për fëmijët e punëtorit të esnafërisë mësimi privat është i shtrenjtë. Kjo e metë e madhe ka ngucur ata korçarë të vjetër, “të shtien aspra isnafërisht” për pagesën e dhaskalit”68 (MASH, 2003, fq.58). Një i tillë është akti, me anë të të cilit shtatë ryfetët (esnafët) e Korçës, vendosën t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë pa pagesë “duke marrë përsipër të paguajnë 200 aspra për mësuesin”. Në këtë mënyrë këto shkolla nuk i ndiqnin vetëm fëmijët e pasanikëve, por edhe ata nga shtresat e popullit, pra kemi përpjekje për t’i dhënë shkollës karakter demokratik.

Në shekullin e XVII, sipas studiuesit J. Rexhepagiq, në territorin e Kosovës kanë funksionuar shkollat në Janjevë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Gllogjan, Poçest, Papaz e Landovicë. Për shkollat e gjashtë vendbanimeve të fundit ka merita të veçanta Dom Gegë Mazreku. Në shkollën e Janjevës, në vitin 1666, mësues ishte Pjetër Mazreku së këndejmi edhe mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. (Gjergji, S, 2013, fq. 69). Lëndët mësimore që zhvilloheshin në shkollë ishin: lexim, shkrim, doktrinë kristiane dhe gramatikë. Ndërsa si libra janë përdorur ungjilli në gjuhën shqipe, “Pasqyra e të Rrëfyemit”, “Rituali Romak”, “Doktrina e vogël”, të gjitha në gjuhën shqipe.
Raporte të shumta të prelatëve tanë flasin për shkollën shqipe në Kosovë edhe përgjatë shekullit XVIII, siç mësojmë nga raporti i Imzot Gj. N. Kazazit (1747), i cili në banesën e tij po mësonte shtatë fëmijë të moshave nga 7-18 vjeç, ndërkaq Don Zef Berisha, në raportin e 22 majit 1782, falënderon Kongregatën për librat e dërguar në gjuhën shqipe, për shkollën në Gjakovë.
Përdorimi i gjuhës shqipe u vërejt edhe në shkollat turke. Në fundin e shekullit XVI hapen shkollat e para turke, ndërsa në shekullin e XVII numri i tyre rritet me shpejtësi. Si forma të organizimit të punës së shkollës në vendin tonë ishin mejtepet dhe më vonë medresetë. “Mejtepet”- shkolla fillore – janë ngritur pranë çdo vendbanimi mysliman dhe emërtoheshin me emrin e hoxhallarëve që jepnin mësonim në to, apo të atyre që i kishin hapur. Në vendet ku kishte xhami, besimtarët e pasur i hapnin shkollat në ndërtesa të veçanta, ndërsa në vende ku nuk kishte xhami apo mejtep vinin mualimët (mësuesit) dhe i mësonin fëmijët. Këtu mësohej leximi e recitimi i Kur’anit, lexim e shkrim, bazat e gjuhës arabe, aritmetikë, por filloi edhe përdorimi i gjuhës shqipe. Mësimi zhvillohej në turqisht, duke ia zënë vendin arabishtes. Edukimi i meshkujve dhe femrave ka qenë i ndarë. Përveç mejtepeve për meshkuj dhe për femra, janë hapur edhe disa mejtepe mikste.

Arsimi jopublik parauniversitar risi në procesin e zhvillimeve demokratike në Shqipëri e mësimit në shkollat e vajzave ishte më e varfër se e djemve. Nxënësit mësonin mekanikisht përmendësh. Mësimi ndiqej nga grupmosha të ndryshme nga 5-20 vjeç dhe numri i nxënësve nuk ishte i përcaktuar. Mësuesit e mejtepeve merrnin rrogë nga vakëfi, ndërsa ato të mejtepeve private mbaheshin nga populli. Medresetë e para në Shqipëri janë shumë të hershme. Ngritja e këtyre institucioneve në qendra të ndryshme, siç ishin Shkupi, Prizreni, Shkodra, Elbasani, Berati, Vlora, Ulqini, Janina, Gjakova, Tetova, etj. faktohet nga të dhëna të shumta. Ato u hapën për nevojat e formimit intelektual të nxënësve të besimit mysliman. Ngritja e tyre bëhej nga fondet e lëna për vakëf nga individë apo grupe individësh.

Pjetër Budi dhe Lekë Matrenga i ndërtuan veprat e tyre fetare në formë bisede, që të kuptonin më mirë të vegjëlit komunikimin mes nxënësit dhe mësuesit që zakonisht ishte prifti. Shekulli i i XVII me shkollën e Janjevës, Pllanës, Kurbinit, shënon kultimin me “Ceta e profetëve të Pjetër Bogdanit, e cila përdorej dhe si tekst mësimor, sepse te kjo vepër, krahas njohurive fetare, jepte edhe njohuri shkencore për natyrën dhe dukuritë e saj, si dhe pasqyronte ide dhe pikëpamje pedagogjike të përparuara për kohën.

Shekulli XVII, me shkollat shqipe të Janjevës, Pllanës, Kurbinit, Himarës, etj shënoi tregues të gjallërimit të disa vatrave për arsimin dhe shkolat shqipe. Në shekullin XVIIII, krijohen dy vatra të fuqishme: Bushatllinjtë e Shkodrës në Veri dhe Ali Pashë Tepelena në Jug, duke e shtuar këtyre dy qendrave të mëdha edhe Akademinë e Voskopojës, që shënuan zhvillime për kohën. Bushatllinjtë kishin ndërtuar një kompleks ansimor, ku përfshiheshin medrese, konvikt, bibliotekë e pasur, një qendër kualifikimi për mësuesin. Ndërsa Ali pashë Tepelena, grumbulloi në oborrin e tij intelektualë, aktivizoi mjaft prej tyre, ku bie në sy sidomos Vangjel Meksi, si mjek dhe mësues i shqipes, i cili ishte autor i një gramatike në gjuhën shqipe si tekst mësimor.

Shekulli XVIII karakterizohet nga përpjekja për të shkruar gjuhën shqipe nga shqiptarë të besimeve të ndryshme. Zhvillohet edhe letërsia shqipe me alfabet arab, prej së cilës veçohen: Hasan Zyko Kamberi, Ibtahm Neziri, të cilët padrejtësisht denigrohen si “Bejtexhinjtë” në letërsinë tonë.

Në Akademinë e Voskopojës mësonin fëmijë shqiptarë, vlleh e të tjerë. Voskopoja ishte qendër aktive e mësuesve shqiptarë të shekullit XVIII, fillimisht si shkollë në gjuhën greke, më vonë hyri edhe helenishtja e kishës, bizantinishtja dhe shqipja tepër pak, kryesisht e fshehtë. Atje jepnin mësim mësues e pedagogë me përvojë, me shikim perëndimor, sidomos Kavalioti, i cili ishte personalitet i shquar shqiptar në filozofi e pedagogji.

Pushtimi i huaj pengoi në përmasa të mëdha përhapjen e arsimit, të shkollave, të ideve përparimtare në fushën e mendimit pedagogjik.

Një veprimtari e gjerë arsimore u zhvilluan edhe nga klerikët e tri feve kryesore me shtrirjet në hapësirat shqiptare, të cilët në shumë raste ushtruan edhe punë e mësuesit, krahas detyrës fetare.
Ndrec Ndue Gjoka, normalist i Elbasanit, nxënës i Aleksandër Xhuvanit, mësues në Gruemirë të Shkodrës dhe për tre-katër vite mësues vullnetar në Kosovë, në Llakuqn të Pejës.
Një tjetër fakt i rëndësishëm është edhe përmendja e shkollës së arteve në Pejë.
Shkolla e Arteve në Pejë ka një histori themelimi dhe zhvillimi historik. Ajo erdhi si nevojë e institucionalizimit të përpjekjeve shekullore të popullit të Kosovës, për të krijuar një infrastrukturë nxitëse dhe të dobishme mbi zhvillimin e arteve, për të përgatitur artistë, posaçërisht në artet pamore.

Si institucion artistik, edukativo-arsimor, pedagogjik e kulturor “Shkolla e Mesme e Arteve” në Pejë u bë vetiu bërthama e artit profesionist, që pasoi në vitet e mëpasme në krejt hapësirën urbane të Kosovës.

Vlerat e saj do të luajnë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për artin bashkëkohor, në mos ajo shërbeu si një nga kapitelet mbajtëse të ngrehinës së arteve vizuale, duke u kthyer në premisë për përparimin dhe modernizimin e tij.

Nga viti 1948 dhe gjer në vitin 1968, një periudhë 20 vjeçare, jepen të dhëna dhe bëhen analiza për procesin mësimor, metodat e mësimdhënies, stafet pedagogjike, kurrikulat e lëndëve, praktikat mësimore etj. Përmes praktikës mësimore dhe veprimtarive të larmishme artistike, të rinjtë realizonin një ndërthurje të talentit të tyre dhe edukimit artistik përgjatë shkollimit, çka krijonte kushtet për të formuar stilin vetjak të të shprehurit, kërkimet në formë, ngjyrë, kompozim. Dhe pikërisht në krijimin e veprave të mëvetshme prej secilit nxënës brenda prirjeve dhe dhuntive të tyre, ngjan se marrin udhë edhe prirjet e secilit drejt atyre individualiteteve artistike që u bënë të njohura për artdashësit shqiptarë dhe gjerazi për kulturën kombëtare. Praktikat e orientuara mësimore dhe ekspozitat sinjalizonin fillesat profesionale të një brezi artistësh të rinj shqiptarë, të cilëve e ardhmja do t’u garantonte prosperitet, fuqi artistike, ndikim të shumëfishtë publik dhe estetik.

“Demonstratat e vitit 1968 – kthesë historike kombëtare dhe impakti i tyre” përshkruhen disa nga arritjet që u realizuan falë kësaj lëvizjeje për më shumë të drejta dhe liri kombëtare. U kërkua që në arsim të përfshiheshin pa kurrfarë përjashtimi të gjithë nxënësit shqiptar, ashtu siç bëhej për serbët dhe malazezët, në shkolla të flitej dhe të shkruhej lirisht në gjuhën amtare, jo vetëm në kuadrin e orëve të lëndës së gjuhës shqipe, por edhe gjatë zhvillimit të lëndëve të tjera mësimore.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close