Advertisements

Beograd-Protestat në hyjnë në javën e dhjetë, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, me kërkesën për dorëheqje.
Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi Vuciq, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.

Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq.

Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontrollë ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiq ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviq në nëntor të vitit të kaluar.\rel

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close