Advertisements

Daily Mail:Konsumi i ushqimeve të shpejta rrit rrezikun e sëmundjes fatale

Është e njohur që prej kohe se konsumimi i ushqimeve si si hamburgerë dhe pica janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Këtë e vërteton edhe  një studim të fundit nga Universiteti Sorbonne i Parisit, i cili përfshinte 45,000 njerëz të moshës së mesme, është gjetur se konsumimi i shumë hamburgerëve, picave, biskotave dhe ëmbëlsirave mund të shkurtojnë jetën tuaj.

Vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera shoqërohen me konsumimin e “ushqimeve ultra të përpunuara”.

Në ushqimet problematike përfshihen patatet e skuqura, buka e bardhë, salsiçet, drithërat e ëmbla dhe pijet e gazuara.

Ushqimi i shpejtë përmban një sasi të madhe yndyre, yndyre të ngopur dhe sheqer, si dhe aditiv të diskutueshëm si nitrat natriumi dhe oksid titani.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se ky ushqim është i pasur me yndyra, dhe i dobët në fibra, shkakton presionin e lartë të gjakut dhe kancerin.

Gjithashtu, ëmbëlsuesit artificialë, të cilët janë të pranishëm në ushqime të shpejta, rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe çrregullimeve të tjera metabolike që janë shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close