Advertisements

DRITËRO AGOLLI: VARGJE DEDIKUAR SADIJES

E dashur Sadije,
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek
Për të parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje,
Brenda errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën,
Qoftë edhe me anën e një fluture,
Që do të dalë nga kockat e mia.

Të martën, në moshën 76 vjeçare, dy vjet pas Dritëroit, është ndarë nga jeta, Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit tonë të shquar. Sadija dhe Dritëroi bashkë jetuan plot 52 vjet dhe patën një jetë të lumtur. Sadija jo vetëm që ishte bashkëshorte e bardit të poezisë shqipe, por ishte lexuesja e parë e çdo shkrimi të Dritëroit.
Dhe me të drejtë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, do të shprehet: “Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare”.

/Përgatitur nga Shkëlzen Halimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close