Advertisements

Dua Lipa,fjalim emocionues pasi ka marrë çmimin Grammy #Video

Ajo ka fituar çmimin për “Artisten e re më të mirë” si dhe atë për “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”.

23 vjeçarja u pa jashtëzakonisht e emocionuar kur e pranoi çmimin për “Artisten e re më të mirë”, një nga katër shpërblimet më të mëdha të natës.

Pasi e mori këtë çmim, Lipa pothuajse e përlotur tha se nuk di nga t’ia nisë fjalimin e saj.

“Dua ta nis duke thënë se jam shumë e nderuar që jam nominuar mes kaq shumë artisteve të mrekullueshme këtë vit – besoj se këtë vit kemi ecur përpara”, ka thënë ajo duke thumbuar kështu presidentin e Grammys, Neil Portnow, për deklaratën e tij të vitit të kaluar.

Ajo ka falënderuar fansat, familjen dhe ekipin e saj për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

“Dua të falënderoj shumë fansat e mi që më kanë lejuar të jem versioni më i mirë i vetes time. Ju dua shumë”.

“Dua të falënderoj ekipin tim që kanë qenë krah meje – që kanë punuar shumë pa u lodhur asnjëherë dhe duke qenë gjithmonë afër meje”.

“Dua të falënderoj edhe familjen time që janë këtu sonte me mua. O Zot, jam shumë e nervozuar, e emocionuar dhe mirënjohëse”.

Vajza me prejardhje nga Kosova ka motivuar të gjithë ata që kanë një histori ndryshe se nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre.

“Dua të them se secili që nuk e ka kuptuar sa të veçantë janë që kanë një histori tjetër, një prejardhje tjetër, duhet ta dini që pavarësisht nga jeni, çfarë prejardhje keni ose në çka besoni – mos e lëni një gjë të tillë t’iu ndalojë t’i jetoni ëndrrat tuaja sepse ju e meritoni një gjë të tillë”.

“Unë jam një shembull që tregon se mund të bëni çdo që gjë e mendoni – faleminderit shumë”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close