Advertisements

Ed Sheeran,me muzikën e tij i bën fëmijët të lumtur

ATSH/ – Ed Sheeran, Little Mix dhe Stormzy janë artistët më të dashur në mesin e fëmijëve të moshave 7 deri në 17 vjeç, sipas një raporti të ri mbi muzikën dhe mirëqenien.

Sondazhi i 1001 fëmijëve në Angli u botua nga Youth Music, një organizatë bamirëse që investon në projektet muzikore për të rinjtë.

Katër në 10 nga të anketuarit thanë se muzika i bënte të ndiheshin mirë dhe 85% thanë se i bënte të ndiheshin më të lumtur.

“Të rinjtë po e përdorin muzikën si një mekanizëm përballues ku mbështesin mirëqenien e tyre personale”, tha Matt Griffiths, nga organizata bamirëse.

Rreth 64% e të anketuarve thanë se mendojnë se janë muzikantë, nga 48% në vitin 2006.

Sipas hulumtimit, të rinjtë e duan muzikën për të kaluar kohën e lirë, së bashku me lojërat. Raporti gjithashtu sugjeroi që procesi kreativ i të bërit muzikë ka një ndikim më të thellë sesa të dëgjuarit muzikë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close