Është shuar legjenda finlandeze e sportit dimëror, Matti Nykanen
Gjeneratave pak më të vjetra,por edhe atyre më të rejave s’ka mundësi të mos u kujtohet legjenda finlandeze e kërcimeve me ski, Matti Nykanen.
Epo edhe legjendat shuhen si fizikë,përderisa mbetet shkëlqimi i tyre në yjsinë e merituar.
Nykanen,ka ndrruar jetë të shtunën në moshën 55 vjeçare.
Bota është tronditur nga lajmi për largimin e hershëm të Matti Nykanenit. Legjenda e kërcimeve me ski , për 55 vitet e jetës së tij, ka kaluar rrugën nga heroi i kombit, deri në imazhin e turpit.
Ai e donte dramën, vëmendjen dhe fitoren. Ai ecte përgjatë udhës më të lartë olimpike, por edhe në qelitë e burgut. Ai festoi fluturime nga skutat më të rëndësishme të skive në botë, dhe për gjeneratat e reja ai u kujtua nga sjellja e çuditshme dhe ekseset.
Megjithatë ai mbetet në kujtime si një sportist kulminant që ka nxjerrë Finlanda.
Ai fitoi titullin e parë të kampionit botëror vetëm me tetëmbëdhjetë vjet dhe paralajmroi një karrierë të jashtëzakonshme për botën. Pritshmëritë u justifikuan nga numri i titujvetë cilat i radhiti ndër vite.
Pas Lojrave Dimërore në Calgary, karriera e tij sportive bie , ndersa vendin e parë e zëvendson ekstremi. Nga substanca të palejuara, deri te zhdukjet e shumta që brengosën familjen dhe miqtë; rëniet ishin larg fluturimeve dhe 46 fitoreve në Kupat e Botës. Ai u tërhoq në pension në vitin 1991, kur jeta e tij humbet pamjen e sportit, madje edhe për publikun.
Comments are closed.