Advertisements

Gratë duhet të dalin dy herë në javë me shoqet

Loading...

ATSH/ – Dalja me miqtë të paktën dy herë në javë, është shumë mirë për shëndetin e një gruaje. Konfirmimi vjen nga Robin Dunbar, një psikolog në fushën e marrëdhënieve sociale dhe zhvillimit në Departamentin e Neuroshkencave pranë Universitetit të Oxfordit.

Falë kësaj, shëndeti i grave do përmirësohej ndjeshëm në çdo aspekt.

Kur një grup miqsh takohen është thuajse e natyrshme që të ndajnë bashkë eksperiencat e tyre dhe të qeshin aq shumë, sa të prodhojnë endorfinën, shkaktare të mirëqenies dhe lumturisë.

Ky kërkues konfirmon se një gjë e tillë është vënë re kur bëhet fjalë për një grup me maksimumin 5 miq, pasi në grupe me më shumë vetë, nuk japin të njëjtin rezultat.

Një nga motivet përse psikologu i rekomandon grave të dalin të paktën dy herë në javë me miqtë e tyre, është për të ulur nivelin e stresit dhe për të evituar që gjërat e përditshme, paragjykimet dhe presioni i punës dëmtojnë shëndetin si fizik edhe emocional.

Ashtu siç është theksuar tashmë, një dalje nga rutina, ndihmon të largohesh nga depresioni. Gjithashtu, dalja me miqtë e bën një grua të kthehet pas në kohë dhe të ndihet njësoj si në kohën kur ishte beqare dhe kishte më pak përgjegjësi mbi supe.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close