Advertisements

Hamilton:Ballkani Perëndimor po largohet nga fokusi i interesimit të Washingtonit dhe qendrave europiane të ndikimit

Loading...

Sipas Profesorit Dr. Daniel S. Hamilton,Drejtor i Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike në Shkollën Paul H. Nitze të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), Universiteti Johns Hopkins,administrata amerikane e presidentit Trump nuk është shumë e interesuar për të harxhuar shumë kohë duke u marrë me Ballkanin.

Por ,sipas profesorit përveç Shtateve të Bashkuara as edhe vendet dhe qendrat me ndikim nga Bashkimi Europian nuk do të mundohen edhe aq shumë për të përshpejtuar proceset e integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor!

“Administrata po përpiqet që çështjen e Ballkanit Perëndimor t’ia kalojë Europe, ndërsa evropianët nuk i kushtojnë shumë vëmendje rajonit. Zyrtarë të rëndësishëm të SHBA që e njohin këtë fushë janë pushuar nga puna. Nuk ka thjesht askush në nivel të lartë, që merret vetëm me çështjet e Ballkanit. Prania amerikane në rajon nuk është veçanërisht e madhe dhe është e kufizuar në Kosovë, e cila është me rëndësi kyçe nga pikëpamja e prezencës ndërkombëtare atje, por jo e mjaftueshme aq sa Amerika mund të ndryshojë ndonjë gjë “, tha profesori Hamilton për VoA.

Ai po ashtu tregon edhe për mos interesimin europian për t’u marrë me këtë rajon në masën e duhur e cila do të shpiente në zgjidhje afatgjate.Për të shtuar se ,kohëve të fundit ndryshe nga kjo ,interesimi i fuqive jashteeuropiane për këtë rajon është shtuar.

Hamilton thotë se :”Në vitet e fundit, Merkel përpiqej të bëjë më shumë për rajonin, por edhe ajo kohë më parë ka ka hequr dorë . Britania, një vend tjetër i rëndësishëm që ka trajtuar këtë çështje, së shpejti nuk do të jetë anëtar i ndonjë institucioni të BE. Franca nuk ka luajtur kurrë një rol veçanërisht të rëndësishëm. Si rezultat i rrethanave, Austria ishte e angazhuar, por ndikimi i saj ishte i pamjaftueshëm për të zbatuar asgjë.Përderisa ndikimi i vendeve jashteuropiane është shtuar Dhe jo vetëm ndikimi rus, duke përfshirë ndikimin e shtetit, por edhe krimin e organizuar rus. Kinezët janë gjithashtu jashtëzakonisht ambiciozë për investime në Evropë. Vendet islamike kanë bërë një ndikim të rëndësishëm në Bosnjë dhe në pjesë të tjera të rajonit. Turqia është gjithashtu e angazhuar për arsyet e veta, jo gjithmonë si pjesë e një qasjeje perëndimore. Përveç kësaj, krerët politikë në shumicën e vendeve të rajonit po vjedhin nga popullata e tyre dhe po u shërbejnë bosëve të shtetit për të ruajtur pushtetin, “tha Hamilton.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një angazhim të përbashkët e të dyja anëve Atlantikut./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close