Advertisements

Haradinaj i ashpër:Kush hap çështjen e kufirit i shkon për shtati vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Kryeministri ramush haradinaj këto komente i bëri gjatë takimit me familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit, me ç’rast ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb nuk do të hiqet derisa Serbia të mos e njohë Kosovën dhe se kushdo që e hap çështjen e kufijve është armik i kombit shqiptar.

Kreu i qeverisë u shpreh se vendosja e taksës nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kreu i qeverisë, tutje bëri të ditur se në dy çështje nuk pajtohet me miqtë e tij, si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria. Sipas tij, ato janë çështja e territorit dhe taksa.

Mes tjerash, Haradinaj tha se kushdo që e cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik i kombit.

I ashpër Haradinaj ishte dhe ndaj të gjithë atyre shteteve mike të Kosovës që e përkrahin korrigjimin e kufirit. Sipas tij, asnjë shtet mik nuk ka të drejtë të flasë për tokën e Kosovës dhe siç konsideron ai nuk është mik ai shtet që hap çështjen e kufirit.

Ndërsa, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Dukagjin, Abdyl Mushkolaj, tha se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më të fortë se sot, pasi siç konsideron ai, kryeministër është një person që po i prin proceseve përpara.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close