Advertisements

Karaçeva,fshati në Kosovë që po terrorizohet nga gjandarmët e Serbisë

Karaçeva gjindet brenda territorit të Kosovës, por banorët po terrorizohen nga patrullimet e xhandarmërisë serbe.

Ky fshat në komunën e Kamenicës, tash e sa kohë është duke u përballur me problemet me pronat, shkruan lajmi.net.

Por banorët e këtushëm po thonë se hall e kanë patrullimin e xhandarmërisë serbe në brendi të fshatit.

Ata thonë se jetojnë të terrorizuar dhe në frikë nga kjo.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës, Selver Lenjani, për lajmi.net thotë se duhet gjindur sa më parë një zgjidhje për këtë problem.

Ai flet edhe për pronat që me vendosjen e kufirit administriativ nga KFOR-i, shqiptarëve u mbetën në territorin e Serbisë,njofton rtklive

Madje ai thotë se banorët janë të rrezikuar nëse hynë në territorin që Serbia pretendon se i përket.

Lenjani paralajmëron se të njëjtit mund të arrestohen nga xhandarmëria serbe.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close