Advertisements

Kombinati “Trepça” përplas Haradinajn me Brukselin

Loading...

Kryeministri Ramush Haradinaj reagon ndaj BE-së: “Trepça kurrë nuk do të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, “një gjë e tillë dëmton sovranitetin e shtetit të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, reagoi ashpër ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se çështja e kombinatit metalurgjik Trepça, që ndodhet në veri të Kosovës është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Reagimi i kryeministrit erdhi pasi mediet në Serbi publikuan një deklaratë të zëdhënëses së BE-së, Maja Koçijançiç, e cila deklaron, se “të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut”. Kjo deklaratë e irritoi kryeministrin e Kosovës, Haradinaj. “Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe si i tillë cënon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, shkroi në reagimin e tij, Kryeministri Ramush Haradinaj.

Maja Koaçijaçiç, zëdhënëse e BE-së ka thënë “transmeton media serbe Tanjug”, se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.

“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidhë nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, citohet të ketë thënë Koçijançiç në pyetjen e gazetareve për Trepçën. Ajo ka shtuar, se “Bashkimi Evropian pret po ashtu që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, në mënyrë që të mundësohet një kthim i shpejtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli”.

Për Serbinë ndërkaq, çështja e Trepçës nuk është e zgjidhur akoma, ndërsa, për Prishtinën zyrtare kjo çështje ka marrë fund në vitin 2016, kur kuvendi pati miratuar ligjin për Trepçën që e shndërron atë në një ndërmarrje me shumicën e aksioneve shtetërore. Menjëherë pas këtij vendimi qeveria në Beograd pati anuluar, siç thotë, “vendimin e Prishtinës dhe të gjitha veprimet juridike që pasojnë atë”.

Këtë të diel (03.02)ndërkaq, gjatë një seance maratonë për buxhetin, kuvendi në Prishtinë miratoi edhe statusin e Trepçës, duke e shndërruar atë përfundimisht në një ndërmarrje, ku 80% të aksioneve janë të shtetit ndërsa, 20% të punëtorëve të saj.

“Ky status i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saj dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, tha kryeministri Haradinaj./DW

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close