Advertisements

Manastiri i Shën Mërisë, në gjirin piktoresk të Kakomesë

ATSH/ – Manastiri i Shën Mërisë së Kakomesë ndodhet në gjirin piktoresk të Kakomesë në një pozicion dominues në faqen e malit. Sipas një mbishkrimi mbi portën perëndimore, brenda naosit, kisha e Shën Mërisë është pikturuar në vitin 1672 nga Mihali, me origjinë nga katundi Zerma.

Studiuesi anglez Hammond dhe ai grek Versakis, që e vizituan manastirin në fillimet e shek. XX mendojnë se kisha duhet të jetë ndërtuar mbi një objekt kulti më të hershëm. Kisha është trikonkshe me tri absida dhe një kupolë në qendër të naosit. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.

Në muret e naosit ruhet në gjendje të mire piktura murale dhe ikonostasi prej druri. Manastiri bën pjesë tek manastiret e fortifikuar. Ai përbëhet nga kisha, konakët e manastirit dhe në murin rrethues ruhet një banesë e fortifikuar e tipit kullë. Kulla është trikatëshe, ku secili kat përbëhet nga një kthinë e vetme. Dy katet e para janë pajisur me frëngji në të katër muret, ndërsa kati i tretë, përveç frëngjive, ka edhe disa dritare të vogla për ndriçim.

Një ekspeditë e disa arkeologëve grek pak përpara Luftës së Parë Botërore bën fjalë për një ungjill të shek. XI, që ruhej në ambientet e manastirit. Egzistenca e këtij ungjilli dhe prania e një biblioteke në ambientet e manastirit konfirmohet dhe nga një artikull në periodikun “Hylli i Dritës”, në vitin 1938.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close