Advertisements

Muzetë e Beratit, frymëzim për brezin e ri

ATSH/ – Muzeu Ikonografik “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat kanë mirëpritur këtë herë nxënës shkollash të cilët janë njohur nga afër me historinë dhe objektet e veçanta që përmbajnë ato.

Këto iniciativa për të njohur brezin e ri me vlerat e trashëgimisë tonë kulturore vazhdojnë të mbeten në fokus dhe gjatë këtij viti nga institucionet përkatëse.

Muzetë e Beratit u ‘gjallëruan’  nga nxënësit e klasës së III të shkollës ”28 Nëntori”, të cilët u benë pjesë e projektit “Atelierë në Trashëgiminë Kulturore”. Nxënësit në këtë aktivitet fituan njohuri dhe realizuan, në plastelinë, nëpërmjet imazhit objektet nga muzeu Etnografik.

Ata kaluan një ditë të veçantë duke u argëtuar dhe mësuar rreth muzeve dhe koleksioneve mjaft interesante që ato kanë.

Kjo nisëm ka në fokus që brezi i ri të njoh dhe të prek nga afër kulturën dhe historinë e vendit tonë pasi janë ata që do trashëgojnë në brezat e ardhshëm vlerat dhe identitetin e vendit të tyre.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close