Advertisements

Muzeu “Gjon Mili”, atraksioni më i ri kulturor në Korçë

ATSH/ – Ndërtimi i muzeut më të ri “Gjon Mili” , i ka shtuar qytetit të Korçës një atraksion të ri kulturor.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga momenti i vizitës së tij në këtë muze duke theksuar se: “Muzeu i ri Gjon Mili – Superstari i fotografisë në muzeun kushtuar atij në Korçë, ku mund të bësh një foto tënden me teknikën e tij të famshme të fotografimit me dritë”.

Muzeu i “Gjon Milit”,  i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë. Në Muzeun e rikonstruktuar janë ekspozuar 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitore me elemente nga jeta e tij, apo e kohës që jetoi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close