Advertisements

Napoleoni prozator,shkroi një novelë të quajtur “Klisoni dhe Eugjenia”

Kjo figurë e madhe e historisë botërore dhe europiane është njohur si një udhëheqës i madh perandor dhe gjeneral i cili i priu ushtrisë franceze në luftëra dhe zaptime të mëdha ,por jo edhe si njeri që u mor me shrime librash!

Gati 10 vjet para se të shpallte veten perandor të Francës, Napoleoni Bonaparti u përpoq të bëhej i famshëm edhe si prozator. Ai shkroi një novelë të quajtur “Klisoni dhe Evgjenia”, që është një rrëfim prej vetëm 100 faqesh, mbi atë se përse e dashura e Napoleonit nuk duhej të ishte ndarë kurrë prej tij.

Kjo e dashur ishte Eugénie Désirée Clary, dashuria e parë e madhe e Napoleonit. Ajo ishte motra e gruas së vëllait të tij Zhozefit, dhe ndërsa Napoleoni ishte në ushtri, ata u lidhën për rreth një vit. Napoleoni madje i kërkoi asaj të martohej me të, megjithëse raporti mes tyre nuk funksionoi.

Novela e tij është qartazi për Eugénie Désirée Clary. Ai as nuk shqetësohej për ndryshimin e emrit të heroinës. Në histori, Eugénie është paraqitur si “motra më tërheqëse” e një gruaje më të mirë. Ajo lidhet me Clisson-in, një ushtar fisnik, i mirë.

Pastaj Eugénie tradhton Clisson-in me një burrë tjetër. Novela përfundon me Clissonin që shkon heroikisht vullnetar për të luftuar në vijën e frontit, duke shpresuar të vdesë si hero në betejë . Napoleonit iu deshën pra 100 faqe, për t’i treguar Eugénies se ajo do të ndihej tmerrësisht keq nëse ai vdiste.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close