Advertisements

Petro Marko,takimi me Hemingway dhe letërkëmbimi

Loading...

Në mesin e radhës së shkrimtarëve  të mëdhenj shqiptar, ndonëse pak më i heshtur se të tjerët, është edhe një ndër prozatorët më të mëdhenj, Petro Marko. Autor i sa e sa veprave, për fëmijë (Shpella e Piratëve) e për të rritur (Nata e Ustikës, Qyteti i fundit), Marko zë një vend të padiskutueshëm në panteonin e letrave shqipe.

Jeta e tij ishte e lidhur pazgjidhshmërisht edhe me luftrat, pasi ai, me dëshirë dhe vullnetariat, pati vendosur të shkonte në luftën e Sapanjës, gjatë së cilës, në Valencia u mbajt edhe “Kongresi i shkrimtarëve më të shquar të botës” ku ishte i ftuar.

Aty, ai takoi edhe Ernest Heminguej, shkrimtarin e njohur (dhe të preferuarin tim), autor i “Lamtumirë armë”, “Të kesh dhe të mos kesh”, “Plaku dhe deti”, “Për kë bie këmbana”, 20 poezive që akoma nuk janë botuar të shqipëruara (pritet të dalin në numrat e ardhshëm të revistës “Poeteka” nën shqipërimin e A.Dushi) dhe i sa e sa tregimeve si dhe lareant i çmimit Nobel në Letërsi.

Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Marko shkruan:

…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

-Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!

-Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin “Hasta la vista”. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta “I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë”.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: “I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close