Advertisements

Pse sllavët e Ballkanit, i kërkojnë gjurmët e pellazgëve ?

Shkruan Fahri Xharra

Dr. Niko Zupaniq “ Gjurmëve të pellazgëve “ . Publisher: Zagrebu: (1922) ASIN: B000IVM0P4

Në kohën kur nga institutet e larta shkencore shqiptare të historisë, kërkohet nga ne që mos shkojmë “ aq larg në histori” duke hulumtuar për pellazgët, sllavët e bëjnë të vetën, gjejnë burime të sakta ( të cilat egzistojnë) të cilat ne shqiptarët ose nuk i kemi ditur ose nuk kemi guxuar t` i dimë, ose nuk kemi guxuar të flasim, dhe ata mundohen ta gjejnë vetvetën duke “shkuar aq larg në histori”. Sllavët dhe “grekët” e dinë të vërtetën tonë, lirisht mund të them më mirë se ne, por duke e çfrytëzuar vakuumin intelektual shqiptar, heshtjen tonë, mohimin tonë të çdo lashtësije shqiptare, i “ japin “ të drejt vetvetës që historinë tonë ta paraqesin si të tyren.

Të kemi kujdes, puna e tyre po gjenë përkrahës në qarqet e ndryshme shkencore botës. Puna e tyre është edhe me të menduar afatgjat, nëse sot bota s` do iu besojë po nesër, pas 100 viteve, pas dyqind.?
Nëse dikush e ka armik historinë ata jemi ne, shkaqet janë të ndryshme , duke filluar nga antipatia që e kanë ndaj nesh , sepse vet jemi shkaktar të asaj mospërilljeje nga ana e të tjerëve . I doni arsyet ?
-Shikoni se ku qendrojnë politikisht dy shtete shqiptare.
Me qindra libra të shkruar dhe të botuar në dy shekujt e kaluar, ose libra shumë të lashtë të ribotuar po ashtu në dy shekujt e kaluar e deri me sot , i kam në bibliotekën time, qoftë elektronike ose libra me “kore të forta “. Librat nuk mungojnë, por mungon interesimi institucional shqiptar.
Të analizojmë, serbët e urrejnë shkollën gjermane dhe austriake sepse sipas tyre , ata “ iu dhanë shqiptarëve historinë e shkruar “. Se sa kishin të drejt në këte nuk e di, por mos të ishin studjuesit e atyre shteteve do të kishim ne diçka nga alabanologjia, historia ?

“Hahn-i i shihte shqiptarët jo vetëm si pasardhës të Ilirëve, po edhe të epirotëve e të maqedonëve dhe të gjithë këta popuj i mbante si të ardhur nga Pellazgët. Pellazgët për të ishin një popullsi paleoballkanike, që qëndronte më vete përballë grekëve të vjetër.” Edhe një gjë Hahni ishte njeri i poltikes !
Nga Akademiket tonë e kemi këtë që po e shkruaj : “Shkrimtarët dhe veprimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e rrokën me entuziazëm këtë tezë të Hahn-it dhe i dhanë përhapje në shkrimet e tyre. Kjo tezë u shërbeu si mbështetje për kërkesën e tyre themelore, që ishte: njohja e Shqiptarëve si një popull më vete, me të drejtat e tyre dhe me rrugë historike të veçantë. Naim Frashëri, për t’i mbrujtur shqiptarët me idenë kombëtare, për t’i bërë krenarë për lashtësinë e fisit shqiptar, e përdori këtë tezë të origjinës pellazgjike dhe shkroi ndër të tjera edhe vjershën e njohur “Shqipëria”, që nis me vargjet: Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, Pellazg’ u thoshin më parë, Më së fundi shqiptarë.” ( Akademik Korkuti, Prof. Emil Lafe e të tjerë ) .
Ata ironizojnë : ” Atëherë kombi ynë ishte, si të thuash, në moshën foshnjore, e tërhiqnin mitet e tregimet legjendare. Kështu pak nga pak teoria pellazgjike u kthye në një lloj manie, u bë si një postulat i shqiptarëve. Që më 1902 Faik Konica ndër shtatë aforizmat e “shqiptarit të ditur”, vë të parën: “Shqipëtarët zbresin prej Pellazgëve. Kush mendon ndryshe, – në qoftë i huaj, është gomar; në qoftë Shqipëtar, është tradhëtar.” Kjo lloj manie ka vijuar dhe vijon edhe sot “ Pra , sipas tyre teorika pellazgjike u kthye në një lloj manie. Thjesht, na rekomandojnë që kjo teorikë duhet të heshte sepse është mani, çmenduri e rilindasve së cilës i ka kaluar koha.

Para vetit, për ju e kam librin e Dr. Niko Zupaniq-it “ Gjurmëve të pellazgëve “ . e publikuar në Zagreb me 1922 ( ASIN: B000IVM0P4 ) ku ai shkruante:

Pra pellazget, pra helenëve në Akte, PlakiaPropontide dhe Lemnos , pra edhe në Ilirinë malore e cila edhe sot është me shqiptar.

Po nga i njejti autor, Ligjeratë e Dr. N. Zupanić-t nga Lublana e mbajtur në Kongresin e III-të Gjeografëve dhe Etnografëve me 9.5.1930 në Shkup Predavanje na III kongresu Slovenskih Geografa in Etnografa 9. V. 1930. (mesto: Skoplje — Univerza) Aty shkruan : Duhet të dihet që banorët më të vjetër të Ballkanit ishin Pellazgët,, Lelegët dhe Karajt ( Karienët)… me një gjuhë të grupit Sui Generis.

Ja edhe një fakt i tij , ( shiko foton , e nënvizuar me të kuqe ) : Pa i nezavisno od toga u paleolitskoj studiji, pokushava saznati, ko su pelazgi,…. pra kush ishin pellazgët ,që gjurmët e tyre gjenden edhe në Slloveni ??? Apo jo, ju miq të mohimit tonë historik ?

Fahri Xharra, 14.02.19
Gjakovë

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close