Advertisements

Reuters:Greqia ka shumë gjasë që të deklarojë së shpejti shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje, në detin Jon.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters janë bërë lëvizje në drejtim të shtrirjes së ujërave territorialë në detin Jon, me 12 milje nga 6 që janë sot.

Sipas Reuters, konsiderohet se një gjë e tillë do të mund të zbuste reagimet që u shënuan për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe të lejojë krijimin e zonave ekskluzive ekonomike përreth Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.

Por do të mundte gjithashtu të ndezë tensione me Turqinë.

Agjencia prestigjioze e ka përfshirë këtë çështje në analizën me titull “Si kryeministri grek shpreson të zgjidhë enigmën e zgjedhjes së tij”.

“Kryeministri Aleksis Tsipras po implementon gjashtë muajt e fundit strategjinë për rizgjedhjen e tij, duke e drejtuar Greqinë nga një shpëtim i turpshëm dhe zgjidhjen e një konflikti shumëvjeçar me Maqedoninë”, transmeton Alsat/M.

Por sipas Reuters, kjo është e një strategji e cila nuk po jep fryte, përderisa, më pak se tetë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, partia e tij SYRIZA është shumë mbrapa në sondazhe.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close