Advertisements

Rreth 1300 minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça”kanë marrë vetëm 60% të pagës

Kjo për shkak të siç thuhet, mungesës së mjeteve të nevojshme.Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, njëherësh anëtar i Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se punëtorët e kombinatit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë paralajmëruar grevë nëse nuk bëhet pjesa tjetër e pagesës.

“Arsyeja është ‘nuk kemi mjete’, do të thotë Trepça ka ardhur në një situatë të tillë që nuk ka mjete as për paga, është zhytur edhe në borxhe, unë e kam paralajmëruar edhe më herët se keqmenaxhimi, korrupsioni dhe nepotizmi e kanë sjellur në këtë gjendje Trepçën. Është për keqardhje që sot të mos kenë mundësi të paguhen punëtorët”, është shprehur Bytyqi.

Minatorët e kombinatit “Trepça”, një muaj më parë kanë qenë në në grevë njëjavore, duke kërkuar rritjen e pagave për 20 për qind, shkarkimin e Bordit të këtij kombinati, ndalimin e punësimit të stafit pa konkurs dhe krijimin e kushteve më të mira për punë.

Punëtorët po ashtu kanë kërkuar që sa më shpejt të miratohet statuti i Trepçës, ashtu siç parashihet me Ligjin për Trepçën.

Greva ishte ndërprerë pas një marrëveshjeje të përkohshme me Qeverinë e Kosovës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close