Advertisements

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë për problemin e rënies së flokëve.

Një lajm i madh për të gjithë tullacët të cilët kanë ngel pa flokë e kjo u pengon shumë.

Studiues të këtij universiteti ishin duke punuar në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës, që shkakton dobësimin e kockave.

Shkencëtarët e kanë pagëzuar ilaçin me emrin WAY-316606. Ata thonë se gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.

“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.

Aktualisht në treg janë të licencuara vetëm dy ilaçe që trajtojnë “qerosllëkun”, por që të dyja me efekte të moderuara sa i përket rritjes së flokëve dhe shpesh me efekte anësore të konsiderueshme.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close