Advertisements

Shkencëtarët :Jezu Krishti ‘ishte grek dhe jo hebre’, në të vërtetë ai ishte Ilir?!

Ajo çfarë quhet greke moderne është e dyshimtë ,të pakten për shumë studiues të albanologjisë dhe të tjerë që merren me studime Iliro-shqiptare.

Në shkrime thuhet se magjepsja evropiane përkundrejt ringjalljes së Greqisë ishte kthyer në një rrymë të mendimit politik e kulturor evropian të fillimit të shekullit të XIX,dhe quhej Filohelenizëm gjë e cila qoi në formimin e shtetit modern grek duke krijuar një gjuhë të re nga subsubstratet e dialekteve arvanitase dhe duke ia vu në krye kësaj krijese një princ gjerman nga bavaria i quajtur Otto i cili me 1 qershor 1815 – 26 korrik 1867 si Othon u shpall mbreti i parë modern i Greqisë në vitin 1832 nën Konventën e Londrës dhe Greqia u bë një mbretëri e re e pavarur nën mbrojtën e Fuqive te Mëdha (Mbretëria e bashkuar, Franca dhe Perandoria Ruse).Pra lashtësia e territorit të sotem grek nuk i përkiste aspak asaj që njihet si kulturë greke ,porse ilire fiset e së cilës shtriheshin deri në truallin e Turqisë moderne.

Studiuesi arvanitas Aristidh Kola në “Gjuha e perëndive” tha se Perënditë flisnin shqip dhe se duke u bazuar në studimet e tij personale, por edhe në ato të studiuesve të tjerë, që kanë pasur lidhje me çështjen pellazgjike dhe me tezën e gjuhëve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve, por edhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës. Pellazgët, si populli më i qytetëruar, nuk ua dhanë elementët e qytetërimit të tyre vetëm grekëve, por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve të tjerë.

Këtu ,pa u zgjeruar shumë në histori,pasi që ne nuk jemi historian por publicistë,mund të ndalemi dhe të shtrojmë pyetjen :A i dhanë Pellasgo-ilirët ,botës edhe monoteizmin dhe Jezusin (Jezotin).Për të braktisur shumë perënditë ,për të vazhduar me zeusin ,personifikim i Diellit,për të kaluar në Jezusin mishërimin e dritës!?

Edhe pretendimet se kryqi si një devijim ose avansim i svastikës së lashtë që ishte simbol i Diellit mu sukur vet Dielli simbol i Ilirëve por edhe se emri jezus -Krisht dhe kryq spjegohen vetëm përmes gjuhës shqipe.Niko Stillo pohon se “Simboli i kryqit të thyer është simbol apo shkronje e shkrimit apo e shkrimeve lineare tepër të lashta në Europe”.edhe në veprën “Thoti fliste shqip” studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano pohon se “Shqiponja dhe Ylli simbolizojnë që në kohët më të lashta , dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor … sipas Moisiut , shqiponja dhe ylli, janë sinonime.
Kryqi-Svastika,Dielli-Zeusi,Shqiponja,Apollon-ia,krejt këto lidhen me lashtësinë Iliro-shqiptare!

Prandaj edhe stdimi më i ri i shfaqur/prezantuar në dokumentarin “Amazon Prime” ,ku thuhet se sipas hulumtimeve më të reja ,Isus Kristi në fakt ishte personi i quajtur Apoloninus Tajan,filozofi i cili ligjëronte dhe bënte çudira,mund të lidhet me pyetjen ku është Apollonia?
Ja çfarë thanë zbuluesit ,pastaj vlerësoni vetë.

Dokumentari zbulon se Jezusi u zëvendësua me këtë filozof grek që jetonte në të njëjtën kohë. Përshkrimet e jetës së Jezusit dhe mrekullitë që ai bëri në Dhiatën e Re mund të jenë keqinterpretuar dhe, s’paku dokumentari thotë se, ato janë bërë nga Apolonia Thyana, raporton Daily Mail.

“Ka ngjashmëri fizike të mrekullueshme midis tyre, dhe ka më shumë dëshmi se Apollonia ekzistonte,” thotë dokumentari. Dokumentari Amazon, “Komploti i Biblës”, në të vërtetë sugjeron se Jezusi mund të ishte Apolloni.

Dokumentari nuk e mohon se Jezusi ka ekzistuar si një person historik, vetëm se personi i përshkruar në Dhiatën e Re mund të jetë Apolloni.

Apolloni ka lindur në vitin e tretë apo të katërt të epokës së re në Anatolinë Qendrore. Si Jezusi dhe Apollonia ishin predikues dhe ata kryen mrekulli në shekullin e parë të epokës së re. Të dy kishin një mjekër të gjatë.

Filmi shpjegon se si Apolloni erdhi në shprehje duke bërë mrekulli dhe mbledhur pasuesit – në mënyrë të ngjashme me Jezusin. Ai ishte një nxënës i Pitagorës, nuk hëngri mishin, verën dhe gratë. Ai nuk mbathi këpucë, dhe ai leshoi flokë të gjatë dhe mjekër.

“Së shpejti ai u bë një reformator dhe u vendos në tempullin e Eskulapa”, thotë dokumentari.
Perandori romak Aureli u betua madje se do ta ngrinte statujën në nderim të tij.

“Ai supozohet se u solli jetën të vdekurve dhe foli për gjëra që njerëzit nuk mund të imagjinonin në atë kohë dhe, ndryshe nga Jezusi, ka dëshmi se Apolloni në të vërtetë ka ekzistuar”, thotë filmi.

Reagimet ndaj këtij dokumentari, siç pritej, nuk ishin të mira. Shumë prej tyre komentuan se në fakt nuk u vërtetua vërtet se Jezusi ishte në të vërtetë Apolloni.

Edhe pse të tjerët po thonë se kjo nuk ka dëshmi historike,megjithatë Jezusi duhet të kishte egzistuar dhe mund të pyesësh: A ishte ai në të vërtetë Apolloni Ilir ,jo një hebrej, të cilin e gjuajtën me gur vet ata?

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close