Advertisements

Shpend Ahmeti ,kallzim penal ndaj “Vetëvendosjes”

Rreth një muaj më parë Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar kallëzim penal me pretendimin se Ahmeti ka keqpërdorur 530 mijë euro në tenderin për qumësht.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditën e sotme ka paditur për shpifje Lëvizjes Vetëvendosje rreth pretendimeve që kjo parti i ka bërë për Ahmetin për keqpërdorim të tenderit me qumësht për nxënësit e shkollave të kryeqytetit.

I pari i Prishtinës pas dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ka kërkuar dëmshpërblim, por ai u shpreh se shumën ia kanë lënë gjykatës që të vendos.

Ahmeti ka përsëritur se procedurat kanë qenë të hapura dhe se çmimi i qumështit të blerë ka qenë më i liri në Kosovë.

Kryetari Ahmeti ka thënë se të gjitha këto shpifje organizohen nga kryetari i VV-së, Albin Kurti që sipas tij; “E gjuan gurin dhe e fsheh dorën”, ndërkohë që e ka ftuar për debat për të diskutuar për të gjitha temat.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close