Advertisements

Shqipëri, marre për ju ! (Reagim ndaj deklaratës së Pëllumb Xhufit për kufijtë)

Shkruan Fahri Xharra

(Reagim ndaj : Kufijtë/ Pëllumb Xhufi: Jam dakord që Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevës )

Gjithëmonë na është mëshefur e vërteta e jonë dhe me daljën e saj në dritë , vetë po e sjellim vehtën në mëdyshje duke mos i zënë besë vetëvetës. Faktet janë, faktet kanë qenë por ato na ishin mëshefur historikisht. E na nuk dinim, mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhëtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare. E mirë kjo për një komb?

Mbeturinat e qelbosura ne bërllogun me miza dhe mushkonja, aty ku semundja ngjitese vdekjeprurese e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me akull, me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemija e vetëtradhëtimit. Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t`tonën; vetëbllokoheshim, vetëngujoheshim dhe vetëdëmtoheshim.

”E verteta e jonë nuk mund të gjindet as ne librat që janë shkruar në Romë e as në Librat qe janë shkruar në Mekë , e as në ato të Konstantinopolit e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre, sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërtë evolucioni, edhe ne jemi pjesë e njerëzimit, pa te cilen pjesë nuk plotesohet historia e njeriut, dhe e gjithë kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjës dhe është trashëguar brez pas brezi me mijëra e mijëra vite, mirëpo ne në vend që të shpalosim librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohem të gjejmë ate në librat e huaja dhe aty po e takojme atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin ) dhe po i falëmnderohemi asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”. E bukur kjo? Na jep pak mend që të mëndojmë më shumë?

Duke ”mos pasur ” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush jam. ”Mospasja ” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështijeje të cilat e sulmojnë trurin dhe një ”lëvizje” të vogël të ”dikujt” ,njeriu bie në vetmashtrim. Lartëmadhëria e e tij e ”dikushit” e krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vehte shumë e më shumë të vetëmashtruar. Të gjithë ata që futën mbrenda rrethit e shohin botë plotësisht ndryshe nga ata që nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të kuptuar se e ka një problem me vetvetën quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetmashtruarit atëherëtë gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë : përtacë, shpërfillës,të pa ndjenja, ziliqarë, shpirtëkëqinj dhe tradhëtarë.

Dhe njeriu kur e tradhëton vetën ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetëmashtruarit qëndron në atë që ai fillon ta shtembëron realitetin. Të vetëmashtruarit mbrenda rrethit të tyre nuk munden më të dalin jasht apo të çkoqën nga ai rreth. Futja në rreth i ka pasojat e veta në atë se njeriu fillon t`i zmadhoj të metat e të tjerëve ; i zmadhon virtytet e tija, i zmadhon gjërat që e përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai e fillon fajësimin e të tjerëve.

Padashtas i tilli si i vetëmashtruar ndikohet shumë lehtë, fillon pra të veproj kundër asaj që e mbronte pa hyrë në rreth, gjithënjë duke e arsyetuar dhe përligjur vetëmashtrimin e tij.Duke e përligjur vetëmashtrimin, njeriu kalon në fazën tjetër të vetëmohimit; mohimin e çdo gjëje që para futjes në rreth ishte për te e pranueshme, e kapshme për realitetin dhe të vërtetën personale. Ky është një moment kritik qën në mohimin e së vjetrës në favor të një të reje që as vet nuk e di se pse. Nuk pranohet qenja, roli, rëndësia, vlera, domosdoshmëria e të mirave psh. kombëtare. Mohon dhe zhdukë çdo gjë që i jep krah zhvillimit. E mohon të drejtën mbi vetëvetën; nuk e merr parasysh as të kaluarën e tij.I mohon të mirat. I mohon fjalët e thëna ,mësimin e parë ,e mohon evolucionin shoqëror. E mohon rolin dhe rëndësinë e vetëvetës që e kishte dikur. Nuk i përmbahet etikës shoqërore me të cilën ka jetuar ; i quan të pa vlerë e pa dobi. Vazhdimisht shprehë mohim ,mospajtim, mospëlqim. Jeta i fillon me kuptim mohues, me të bëma mohuese, me pjesëza mohuese. Mishërohet në kundërshtimin e mospranimin e çdogjëje që është jashtë rrethit. I ha fjalët, e harron vetëvetën dhe e pohon vetëm atë që e bindë rrethi. Pra, një kukull në duar të askushit për qëllime të rrezikshme të cilat i servohen çdo moment. Gjendje e rëndë, e rrezikshme për kombin

Si i vetëmashtruar dhe vetëmohues e fillon bashkëpunimin që sa më shumë njerëz të ketë në rethin e vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket se është më e mirë, më joshëse; por në të vërtetë vetëmashtruese dhe vetë mohuese. Po të tjerët si i duken atij , ata që nuk janë në rreth? Ata janë ngatërresëtar, të papërgjegjëshëm të pa rrespektueshëm ndaj qështjes së tyre madhore. Madhore ” të porositur nga mbreda rrethit. Tani fillon lufta në mes atyre në rreth që rrezatojnë ide të mbrendarrethit me atë jashtërrethit. Kjo është një luftë e cila i futë në rreth të tretët me bindje, me frikë ose me para.

Futja në rrethin e të vetëmashtruarit dhe vetëmohuesit, me kalimin e kohës e bën gëdhendjen në mendjet e tyre me karakeristika që i bartin gjithë kohën me vehte. Bëhet mendar; i ”mençur”, ”i zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet prej mendari. Por në të vërtetë bëhët bartës i një ”virusi” ndjellakeq.

Tani kur e krijuam vetëashtrimin dhe vetëmohimin, a e dini çka na pret? Vetëtradhëtimi. Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk nuk njeh asgjë e askënd, përveq urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit dhe mospërfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit:

Kemi shumë shembuj të kësaj rrymeje të vetëshkatërrimit; por një është e sigurtë që ideologët janë të mëshefur, të siguruar nga çdo rrezik, të pasur dhe vetëm i infektojnë qelizat e shëndosha të shoqërisë, dhe sëmundja kombvdekjepturëse sa vjen e rritet.

Vetëtradhëtimi është mungesa e angazhimit dhe mospërfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: ”Tradhëtoje Kombin”!

Vetëmashtrimi e sjellë vetëmohimin kurse vetëmohimi e sjellë vetëtradhëtimin. Që të trijat na sjellin shuarjen kombëtare dhe na drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kosmike na përpinë në vorbullen (vortexin) e saj, në një rrugë të pakthim.

/Fahri Xharra,07.02.19

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close