Advertisements

Shqipëri-Rregullat e reja të tregtimit të automjeteve

ATSH/- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në dëgjesën publike me grupet e interesit të tregtarëve të makinave theksoi se do të gjehet një rrugë e mesme sa më e mirë për të qenë konform kërkesave dhe ligjeve, të cilat kanë të bëjnë më mjedisin dhe pa prishur bizneset ku ata kanë investuar.

Në dëgjesën e organizuar në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në lidhje me VKM 633 për ndalimin e importimit të makinave që kanë më shumë se dhjetë vjet përdorim, ministrja Balluku u shpreh se Shqipëria kërkon shumë shpejt të aderojë në Bashkimin Europian. “Kjo është diçka që të gjithë kemi interes kjo është edhe arsyeja pse ne duhet të përmbushim disa kushte qoftë për ruajtjen e ambientit, por edhe kushte të tjera që kanë të bëjnë me mjetet motorike”, tha ajo.

Ilir Troplini, i cili përfaqëson një grup tregtarësh nga Durrësi tha se “jam i licencuar që në 2007 dhe me daljen e kësaj VKM në dhjetor jemi pak të zhgënjyer. Kemi kundërshtime si tregtarë për arsye se thuhet se ndotim ambientin, por ne shkojmë edhe në Gjermani dhe kemi parë që euro 4 funksionon edhe në qytete gjermane jemi dakord që euro 2 dhe euro 3 të mos futet se ka ndotje ambienti, por euro 4 nuk kemi pse të mos e fusim në kohën kur e pranon Gjermania, Italia etj”.

Një tjetër tregtar ngriti shqetësimin e targimit të makinave. Ai tha se “kemi 20 vjet që kemi ndërtuar biznes. Nuk kemi pse e bëjmë targimin e automjeteve, kur ta shes bëj faturën dhe e targoj, pasi makina mund të rrijë një muaj, dy apo 3 -4 vjet pa u shitur”.

Një tjetër tregtar tha se “ka shumë për të bërë, por ne kërkojmë edhe të kontrolloni cilësinë e karburantit”.

Ministrja Balluku tha se kjo dëgjesë ishte e nevojshme sepse ishte një grup i tërë interesi i prekur nga VKM 633. “Nuk mund të bëj premtime, pa parë bazën ligjore e gjithçka tjetër. Ju siguroj që nuk erdhët kot këtu sot, erdhët për të shprehur problematikën dhe ne do të shikojmë si do ta zgjidhim shumë shpejt në ditët në vijim”, tha ajo.

“Jam në dijeni të afatit, vijoi ajo, ndaj ju thirrëm me urgjencë”.

“Rrini të qetë se do ta zgjidhim para se të vijë afati. Është kënaqësi ta marr problemin nga grupet e interesit. Mos na kurseni jemi në shërbimin tuaj të gjithë këtu brenda bëjmë detyrën tonë”, – nënvizoi Balluku.

Një tregtar përgëzoi ministren dhe qeverinë për punën e bërë në sistemin elektronik, pasi tani e kanë më të lehtë marrjen e shërbimeve.

“Na kërkonin lekë për të aplikuar për të marrë targën, tani me sistemin elektronik e mora për pesë minuta”, tha ai.

Ministrja Balluku u shpreh se “për të gjithë problematikat që keni unë ju nxis të përdorni platformën e bashkëqeverisjes. Është një mënyrë shumë e mirë kontakti me administratën”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close