Advertisements

SiViaggia: “Syri i Kaltër” burimi në zemër të Shqipërisë që mahnit

ATSH/ – Syri i kaltër, një fenomen natyror që nuk ka gjetur ende një shpjegim të vërtetë, mund të admirohet në mes të pyllit vetëm disa kilometra larg Sarandës, shkruan SiViaggia.it.

I kaltër si ngjyra e burimit natyral që gjendet në Shqipëri.

Një fenomen që mund të admirohet në Muzinë, një fshat në qarkun malor të Vlorës. Një vend shumë popullor në mesin e shqiptarëve, por pothuajse i panjohur për turistët, të cilët gjithnjë e më shumë e vizitojnë çdo vit vendin.

Ujërat transparente të lumit – meritë edhe e gurëve të bardhë gëlqerorë – burojnë nga një thellësi prej më shumë se 50 metra. Zhytësit rregullisht zhyten në thellësi të tilla, por askush nuk ka qenë kurrë në gjendje të shpjegojë fenomenin e as çfarë qëndron në fund të rrjedhës së lumit.

Syri i kaltër është pjesa fillestare e burimit të lumit Bistricë, një lumë i gjatë prej 25 kilometrash që rrjedh në detin Jon në jug të Sarandës.

Zona e pushtuar zë më pak se dy kilometra katrorë, kështu që është mjaft i vogël dhe pothuajse nuk gjendet, i fshehur në mes të pyllit të dendur të lisave dhe fiqve.

Mund të arrihet vetëm në këmbë pasi keni ecur për rreth 2 km. Nga Saranda është një udhëtim ditor i bukur për të bërë. Autobusët gjithashtu mbërrijnë atje. Vlen të vizitosh këtë cep të pacënuar dhe bukurinë hipnotike të Shqipërisë.

Meqenëse ai është një kandidat për Trashëgiminë e UNESKO-s, nëse do të bëhet një vend i mbrojtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të jetë e vështirë ta gjesh ende të paprekur dhe pa turma njerëzish.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close