Advertisements

Të qenurit nënë e shumë fëmijëve sjell jetëgjatësi

Të pasurit shumë fëmijë është diçka që ja mbush jetën me shumë aventura, sasi të mahnitshme të dashurisë dhe ju garanton kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme në pleqëri, transmeton Telegrafi.

Por, duket se lindja e shumë fëmijëve mund t’ju dhurojë shumë më shumë se kaq.

Ekspertët kanë zbuluar se aq më shumë fëmijë që keni, aq më gjatë jetoni, dhe shpjegimet e tyre janë mjaft bindëse.

Hulumtimet tregojnë se sa më shumë fëmijë që ka një femër, aq më gjatë jeton

Ekipi i hulumtuesve anglezë ka studiuar një grup të madh të pleqve australianë për të zbuluar ndikimin që ka në jetëgjatësi mungesa apo prezenca e fëmijëve në jetën e tyre.

Sipas tyre, femrat që i kanë 2 fëmijë kanë 17% rrezik më të ulët të vdekjes krahasuar me ato që nuk kanë fëmijë. Femrat me 3 fëmijë kanë 20% rrezik më të ulët, dhe sa më shumë fëmijë, rreziku vazhdon të ulet.

Por përse ndodh kjo?

Lindja e fëmijëve e ngadalëson plakjen qelizore – sipas një teorie

Një studim i kryer nga ekspertët e Kanadasë ka treguar se lindja e shumë fëmijëve e ngadalëson procesin e plakjes së qelizave te nënat.

Edhe konteksti social dhe psikologjia mund të jenë të rëndësishme

Ekspertët thonë se ka edhe një arsye tjetër për lidhjen e fëmijëve me jetëgjatësinë e nënës. Ata thonë se nënat e shumë fëmijëve në përgjithësi kanë më shumë mbështetje nga miqtë dhe familjarët, gjë e cila në mënyrë pozitive ndikon në gjendjen e tyre fizike dhe emocionale.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close