Advertisements

Teshat na i kanë pre, e Baton Haxhiu pret momentin për kumtimin e lajmit ekskluziv për “marrëveshjen gjithpërfshirëse”

Ndarja e Kosovës nuk është ndonjë ide apo opcion i panjohur i cili është shfaqë vetëm kohët e fundit.Kjo ide ka disa definime,pavarësisht në ç’kohë dhe rrethanë ka ardhur ,por këto të fundit ngërthejnë në esencën e vet atë që në opinion njihet si “Korrigjim kufijsh” ose ridefinim të tyre në mes të Shqiptarëve dhe Serbëve,në këtë rast në mes të Kosovës dhe serbisë.Ide e cila dorën në zemër e ka mbështetjen e faktorëve të rëndësishëm politik,duke filluar nga administrata e presidentit Trump ,Rusisë,presidentit Thaçi,kryeministrit Rama,Vuçiqit ,Mogherinit e deri te Lutfi Haziri e Baton Haxhiu si dy oponentëve më të vegjël por që kanë rolin e tyre në këtë përpjekje.

Kjo krejt po paketohet si një tërësi e një “marrëveshje gjithpërfshirese të paqes”,ndaj së cilës janë ngritë zëra kundër ,edhekjo përsëri nga akterë politik me ndikim ,që nga presidenti i Shqipërisë,Meta,kryeministri Haradinaj dhe në një farë mënyre nga kancelarja gjermane Merkel,por e cila kohëve të fundit sikur është “lodhur” nga kreativiteti i keq ballkanik dhe është terhequr pakëz.

Mirpo sa ka gjasa që opcioni i ndryshimit të kufijeve të triumfojë përball opcioneve të tjera?
Nëse ky opcion do të ishte i tillë që merr parasyshë interesat shqiptare në plotni nuk do të thotë se është më i keqi,për të shmanguzr një përplasje permanente ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve!Mirpo kjo varet nga ata të cilët po negociojnë tashmë këtë dhe mbështetja e të mëdhenjëve.

Ka shenja që tregojnë se neve prapa perdeve është duke na ndodhur mu ajo që kryeministri haradinaj po e kundërshton e Baton Haxhiu po e promovon.

E tha trump në letër se do të ishte mikpritësi i lumtur i një takimi ku do të nënshkruahej një akt i tillë.E tha dje edhe ambasadori amerikan në OKB se pritet që gajtë këtij viti të arrihej një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.E tha edhe Mogherini,e përmenden edhe Trepçën!E këtë e thotë edhe ish ministri i jashtëm i serbisë jeremiq i cili haptas e thotë se “marrëveshja për ndarje në mes të Vuçiqit dhe Thaçit ,tashmë veçse është arritur”.

Ata që janë kundër kësaj ideje momentalisht janë në defansivë,përmendëm Merkelin,ose janë lënë në pozita të paefektshme,ose edhe pa viza për në Amerikë.
Përderisa ata pro janë në pozita bukur të rëndësishme dhe në ofansivë dhe pa problem vizash.Thaçi bashk me Pacollin është në ShBA dhe përditë po poston shkrime e foto nga takimet e tij me personalitete të njohura nga administrata dhe shteti amerikan ,nga e cila edhe kjo e fundit me spikeren e Kongresit Nancy Pelosi ,të cilën sipas pretendimeve të Thaçit është përpjekur t’a sjell në taborrin e përkrahësve të idesë.

Thaç në lidhje me takimin shkroi:Nancy Pelosi është mike e vjetër e Kosovës dhe për këtë i shpreha mirënjohje gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes. HTH.
Pra ai tok me Pacollin (i cili ndoshta është edhe sponzoruesi kryesor i kësaj,se di a keni menduar për këtë dhe lidhjet e tij me Rusinë),po lobojnë për idenë,ose kush e di po i vënë gurët e mozaikut në vend për të na i shpallur më në fund ,rrëzimin e Ramushit dhe “arritjen e marrëveshjes”

E tha dikush ,ndoshta Baton Haxhiu është vetëm zëdhënësi i asaj që Shtetet e Bashkuara , Rama dhe Thaci i dinë por nuk i deklarojnë.Krejt kjo në shërbim të matjes së opinionit.e që në fakt është jo matje por përgatitje para se me i veshë teshat të cilat po na i pret e kepë dikush atje lart.

Rendet e reja botërore kur janë krijuar,shpesh kanë ditur të krijohen edhe në shpinë të popujve të vegjël por në favor të një paqe globale afatgjate.kjo ka ndodhë edhe pas Luftës së dytë në Jalta,kjo ka për të ndodhë edhe në krijimin e rendit të ri,ku mjerisht në hesap të saj do sakrifikohemi “pak” edhe ne.Prisni se do e merrni vesh se pse Ramushi nuk shkoi në Amerikë e Thaçi po.Por jo në lajmet e mbrëmjes,por një ditë kur televizioni i Baton haxhiut do na e kumtojë si lajm exklusive!

Shkroi Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close