Advertisements

“Turismo.al”:Trashëgimi e çmuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar

Loading...

ATSH A.ALLA/ – Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeal më i madh në Shqipëri. Ky muze tashmë është shëndrruar në vendtakimin më interesant mes qytetarëve dhe historisë.

Objektet e shumta që ai përmban në pavionet e veta po ngjallin kuriozitetin e turistëve vendas dhe të huaj ku dhe blogjet e huaja po e promovojnë si një nga vendet që nuk duhen lënë pa vizituar gjatë vizitës në Tiranë.

Së fundmi blogu italian ”Turismo.al” i ka kushtuar një artikull Muzeut Historik Kombëtar duke përshkruar periudhat e ndryshme historike që ky muze pasqyron me anë të objekteve të ekspozon.

Shkrimi i plotë:

I vendosur në sheshin Skënderbej, në zemër të Tiranës, Muzeu Historik Kombëtar është mikëpritësi i trashëgimisë më të madhe historike dhe kulturore të vendit. I hapur në vitin 1981, kjo hapësirë tani përmban mbi 5.000 objekte në pavijonet e tij të dizajnuara mirë.
Muzeu njihet kryesisht nga fasada e tij, portreti i cili tregon një mozaik gjigant të titulluar ‘Shqipëria’, si një nga ndërtimet e periudhës së realizmit socialist, i cili përshkruan në mënyrë të përshtatshme heronjtë e lavdëruar të klasës punëtore.

Pavioni i Antikitetit

Pavijoni i antikitetit është ndoshta më i çmuari i muzeut. Këtu, janë të ekspozuara rreth 400 objekte nga Epoka e Bronzit, ku fillon dhe historia e Shqipërisë dhe nxjerr në pah më të mirën e artit klasik.
Kryevepra e padiskutueshme e këtij pavijoni është “Bukuroshje e Durrësit” , mozaiku më i vjetër që daton në shekullin e IV pas Krishtit ,forma dhe madhësi të ndryshme përbëjnë imazhin e një gruaje të bukur. Një tjetër kryevepër e po së njëjtës periudhë është “Dea e Butrintit”. Në të gjithë vendin, ekzistojnë kopje të shumta të këtij busti në mermer.

Pavioni i Mesjetës

Pavioni i Mesjetës, i ndarë në dy salla, ekspozon vepra nga periudha e gjatë që shtrihet nga shekulli i IV deri në shekullin e XV pas Krishtit. Në këtë pavijon vlen të përmendet Epitafi i Gllavenicës (shekulli i 14-të), një copë e mrekullueshme prej mëndafshi e qëndisur me fije ari.

Pjesa tjetër e pavijonit përfshinë objekte tradicionalisht të bëra me dorë, të tilla si monedha dhe emblema historike shqiptare. Në anën tjetër, pavijoni i Rilindjes Kombëtare tregon historinë e rizgjimit kombëtar të Shqipërisë. Pastaj ndiqet nga pavijonin e Pavarësisë me shpalljen e vendit si republikë në vitin 1912.

Ka shumë më tepër

Pavijoni më i këndshëm është ai ikonografik i cili përmban një koleksion prej 65 ikonash me ngjyra të ndryshme të figurave më të rëndësishme të ikonografisë shqiptare, përfshirë Onufrin, djalin e tij Nikolla dhe Onufër Qiprioti.
Megjithatë, për një përvojë më etnografike, muzeu ofron mbi 250 objekte kulturore nga të gjitha zonat e vendit. Po ashtu, pavijoni i Luftës së Dytë Botërore ka një koleksion prej mbi 200 objektesh.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close