Advertisements

Varri që ndërtoj, shpejt mund të bëhet imi

Nga Aurel Dasareti-Arizona

Tejmbushja e dhomave të posaçme në spital e gjetiu, ku ruhen kufomat para varrimit, ofrojnë kohë të mira për “ndërtuesit” e varreve të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve tjera arbërore. Por, ata e dinë se rruga për në varr është e shkurtër dhe se ata vetë mund të bëhen viktimat e ardhshme të valës vrastare që kalëron në vend.
****
Kriminelët shqipfolës i kanë shpallur luftë të fëlliqtë vendit dhe kombit. Mjaft është mjaftë! Duhet menjëherë të ballafaqohen me pasojat. Mos të presim më të vdesim si qyqar, sepse pastaj mund të ankohemi vetëm për kualitetin e arkivolit. Përgjigja e jonë patjetër të jetë si goditja e vetëtimës.
***
Në trojet tona etnike nuk janë vetëm qentë endacak (ata me katër këmbë) që sulmojnë, kafshojnë dhe mbysin më të dobëtit e popullatës, por edhe qentë rrugaç me dy këmbë, që janë edhe më të rrezikshëm, sepse kafshojnë tinëz. Dhe, të tillët i kemi edhe në pozitat kryesore të pushtetit dhe kudo.

Rrugët janë mbushur me kriminelë të mjaftueshëm, dhe rregulla të veçanta zbatohen në to. Të paedukuarit, bastardët, të dënuarit, të dhunshmit dhe grabitësit, këta janë “djemtë e furishëm” që kërcënojnë sot rrugët dhe arealet tjera të qyteteve dhe vendbanimeve tjera shqiptare. Për të gjithë kriminelët ka një justifikim: Nuk është faji i tyre se mjedisi ku veprojnë është frikacak. Frika e mbron vreshtin.
***
Kriminelët kanë shumë fat që në shtetin amë dhe Kosovë nuk ekziston dënimi me vdekje, prandaj bëhen edhe më të pamatur dhe të vrazhdë. Dënimi me vdekje është një metodë dënimi, që përfshin “neutralizimin” e një personi si ndëshkim për një ose më shumë krime. Pothuajse të gjitha shoqëritë kanë praktikuar (dhe akoma shumë prej tyre praktikojnë) këtë lloj dënimi, vetëm mënyrat dhe mjetet ndryshojnë prej vendit në vend, prej rastit në rast. Krimet më të zakonshme që gjatë gjithë historisë (deri më sot) kanë qenë të lidhura me dënimin me vdekje janë: vrasja, përdhunimi seksual dhe dhuna e vrazhdë.

***
Politika penale është një nga fushat më të rëndësishme në arenën politike. Gjithnjë e më shumë njerëz në atdheun tonë të përbashkët kanë pasur jetët e tyre krejtësisht të ndryshuara për shkak se ata ishin objekt i veprave të rrezikshme kriminale. Krimi prek tërë shoqërinë dhe ndikon si financiarisht ashtu edhe në vuajtjet njerëzore. Media shkruan çdo ditë për vrasje mizore, përdhunime seksuale dhe veprat e tjera kriminale. Goditjet kundër jetës, trupit dhe shëndetit janë shumëfishuar që nga viti 1991. Krimi është bërë më cinik, më brutal dhe më mizor se më parë. Për fat të keq, ky realitet ka ardhur për të qëndruar nëse nuk veprojmë. Zhvillimi po ndodh dhe fatkeqësisht është bërë pjesë e jetës së përditshme në Shqipëri, Kosovë, FYROM etj. Siguria është parakusht për mirëqenien dhe kënaqësinë tonë në shoqëri. Mjerisht, në trojet tona gjithnjë e më shumë njerëz ndjehen të pasigurt për shkak të rritjes së krimit të rëndë. Është në nivel lokal krimi që po zhvillohet. Është përtej shtëpisë tuaj, dhe në lagjen tonë përjetojmë krimin e përditshëm. Parandalimi i krimit është një detyrë e të gjithë qytetarëve ligjor. Familja dhe komuniteti lokal janë pikat kryesore të ankorimit për fëmijët dhe adoleshentët. Policia është organi profesional që ka më shumë ekspertizë për të zgjidhur problemet me të cilat jemi përballur, me krimin gjithnjë në rritje. Policia është gjithashtu një pjesëmarrës i rëndësishëm, së bashku me masat e tjera për parandalimin e krimit, si një furnizues (ofrues i premisave) dhe një pjesëmarrës (lojtar) aktiv.
***
Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, mentalitetin, kulturën, gjuhën e tij, pozitën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.
***
Kur të parandalohet apo ndëshkohet krimi (nëse shteti do të ishte me të vërtetë ligjor), atëherë, përveç tjerash, efekti frikësues do të ishte shumë i madh në radhët e kandidatëve për kriminel; gjithashtu do të kemi shumë më pak hakmarrje dhe ngujime të familjeve brenda katër mureve të shtëpisë (qëndrim i gjatë në shtëpi për t’u ruajtur nga gjakmarrja). Pse të hakmerren të dëmtuarit, familjet e tyre dhe të fyerit kur vet shteti ligjor që nuk lejon nepotizëm (përkrahje a favorizim i farefisit e i miqve) do ta dënonte kriminelin ashtu siç e meriton, bazuar në ligjet që na përshtaten?
***
Kandidatët për kriminel do të trishtoheshin, nuk do t`i hynin fare atij “biznesi” sikur dënimet të ishin me pasoja shumë serioze për ta. Do t`u mendoheshin goxha shumë para se ta plaçkitin një bankë, ta përdhunojnë seksualisht një vajzë, ta mbysin një plak, ta masakrojnë apo trafikojnë një fëmijë. Gjithashtu, do t`u pendoheshin goxha shumë ata prind të pandërgjegjshëm dhe arrogant që nuk kanë edukuar pjellën e tyre, por fajësojnë viktimat për të mbrojtur keqbërësit.
Duhet të jemi të guximshëm për të kuptuar se jemi frikacak!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close