Advertisements

Vazhdon procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës

Procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme, në pajtim me rregulloret dhe procedurat e miratuara nga organet partiake, për të jetësuar vizionin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për Dekadën e Re.

Sipas njoftimit të PDK-së, interesimi dhe angazhimi i anëtarësisë dhe qytetarëve për tu zgjedhur në strukturat e reja të PDK-së për Dekadën e Re është më i madh se asnjëherë më parë, ndërsa në shumë kuvende zgjedhore ka pasur qindra delegatë që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

“Vetëm në kuvendin zgjedhor të nëndegës së pestë në Skenderaj pjesëmarrës ishin mbi 300  delegatë.Në shumicën e kuvendeve zgjedhore gara për strukturat e reja të PDK-së po zhvillohet me nga së paku dy kandidatë për kryetarë të nëndegëve, ndërsa në shumicën e nëndegëve janë zgjedhur përfaqësues të rinj, duke konfirmuar procesin e reformave në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim.

Deri tani, kuvendet zgjedhore janë mbajtur në 480 nëndegë nga 1200 sa ka gjithsej Partia Demokratike e Kosovës në të gjitha komunat e Kosovës.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close