Advertisements

Vendimi i ministrit të Arsimit për ndalimin e telefonave mobil ka filluar të zbatohet

Vendimi i ministrit të Arsimit për n dalimin e përdorimit të telefonavemobilë ka filluar të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Fehmi Hysenaj, i tha Radio Kosovës se disa komuna kanë raportuar se ka pasur raste ku janë konfiskuar  telefonat mobilë.

“ Kemi komuna që na kanë raportuar se që në ditët e para të zbatimit të vendimit, janë konfiskuar shumë telefona mobilë. Siç dihet udhëzuesi e parasheh që në herën e parë kur të sekuestrohet telefoni, drejtoria e njofton prindin dhe ia dorëzon telefonin, por nëse ndodh kjo për herën e dytë atëherë drejtoria telefonin e ka për obligim ta dorëzojë në policinë e shtetit”, th ai.

Po ashtu, Hysenaj theksoi se për të gjithë ata që nuk e respektojnë ketë vendim do të merren masa ndëshkuese, si përjashtimi nga shkolla apo transferimi në një shkollë tjetër.

“Por përveç sekuestrimit janë paraparë edhe masa të tjera sipas legjislacionit në fuqi. Janë masa të ndryshme për thyerje të disiplinës të rregullave të shkollës, do të merren masa  si përjashtimi nga shkolla apo transferimi në një shkollë tjetër”, tha ai.

Në lidhje me këtë, ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi, është shprehur se këtë vendim e ka marrë pas ankesave të mëdha që ka marrë nga drejtorët e shkollave dhe vetë nxënësit. Sipas tij, vendimi do të ketë ndikim pozitiv në procesin mësimor duke rritur edhe cilësinë e këtij procesi.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close